Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare ankesën për paketën e maleve.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, çështja lidhet me kërkesën për:
-Shqyrtimin e Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
-Pezullimin e zbatimit të Ligjit nr. 20, datë 13.03.2025, “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Burimi: botasot.info


