Pak për popullin dhe shtetin dhe gjithçka për vetveten apo vdekje Sokratit në emër të demagogut dhe hipokritit!

Familja është shtet në miniaturë. Pa familje të shëndoshë, nuk mund të ketë shtet, popull (komb) as shoqëri të shëndoshë ose të shëndetshme në kuptimin e plotë të fjalës. Ky zatën ishte edhe modeli ose varianti kryesor i shtetit të Spartës në Antikë e cila edhe pse për nga numri i banorëve dhe kilometrave katrore ishte shumë më e vogël se sa ‘shteti’ ose ‘polisi’ i Athinës, politikisht dhe ushtarakisht ishte shumë më e fuqishme dhe më e organizuar se sa Athina. Sepse, në Spartë respektohej kodi i familjes së bashku me pemën e njohur gjenealogjike ose strukturalgjenetike.

Mbretëritë ose Perandoritë e njohura të Babilonisë, Romës, Bizantit, Turqisë Otomane dhe kështu me radhë, janë shpërbërë ose shkatërruar asokohe për shkak të asaj se familja si shtet në miniaturë, ishte e shkatërruar në esencën ose substancën e sajë. Ne embrion pra.

Ne mund të flasim ose shkruajmë tërë ditën ose edhe tërë jetën mbi edukatën, kulturën, shtetin, pushtetin, moralin, disiplinën, patriotizmin etj….Por, nëse popullin (kombin), familjen dhe farefisin nuk i kemi si duhet ose të shëndetshëm në kuptimin e plotë të fjalës. Apo, nëse vet nuk jemi si duhet. Kot se koti. Nuk ia vlen fare. Bosh fare.

Njeriut natën, në errësirën dhe vetminë e madhe të mendjes, zemrës dhe shpirtit, në pandehje e sipër pas fijes së hollë të dritës, rastësisht i fikët të pamuri në sy. ( Herakliti).

Se këndejmi, momenti më i vetmuar në jetën e njeriu është ai kur është duke parë (shikuar) dhe vërtetuar se si e gjithë bota dhe personaliteti i tij po rrënohen ose shkatërrohen perdite, dhe e gjitha që mund të bëjë është vetëm të shikojë rrënimin, fundin ose fundosjen e tij në greminën (humnerën) ose shkretëtirën e madhe të mendjes, zemrës dhe shiprtit.

Thonë se Neroni dhe Kaligulla, të rrenuar ose shkatërruar në brendinë e tyre, e shkatërruan Romën.

Galileon ose Xhordano Brunon i persekututuan ose i dogjën në furrë , por jo edhe veprat ose mësimët e tyre epokale ose historike që u bëjnë dritë kulturës dhe civilizimit botëror.

Në Kadiz (Cadis), respektivisht, në Andaluzi të Spanjës, thuhet  se ka jetuar dhe vepruar dikur edhe mendimtari dhe kulturologu i njohur arab, Ibn Hazim el Andaluzi (lëxo-Ibn Hazm el Endelusi) i cili i tmerruar dhe skandalizuar tej mase mbi djegien ose kalljen e pamëshirshme të librave ose vargjëve të tij nga ana e herretikëve ose anarkistëve të ndryshëm fetar ose inkuizicionist gjatë etapës së njohur të inkuizicionit: Atëbotë i shkroi edhe këto vargje: 

″Letrën mund ta digjni,
por jo edhe atë që është e shkruar në të;
sepse ajo qëndron në zemrën time
dhe shpirtin tim.
Kudo që të shkoj, atje vjen edhe ajo;
ndalet aty ku ndalem edhe unë,
edhe në varr do të vijë me mua″. ( fund i citatit)

Ndërkaq, në Ekzegjezën ose ” Profecinë” e njohur të Ezekielit” thuhet:

Ti biri i njeriut!
Thuaj mbretit të Tirit:
Kështu thotë Zoti- Hyji:
Pasi mendja t´u rritë
e the dikur:
” Unë jam hyjni!
Rri ose qëndro pra
mbi fronin e Zotrave
ose Perëndive!
Rri dhe qëndro
në gjirin ose
kërthizën e detit!
Jeto dhe bano në qiell!
Megjithëse je njeri
e jo hyjni ose perëndi!
Jo, por nëse je
me i zgjuar dhe me hyjni
se Danielli…
Atehere a do vdisësh vallë
duke thënë
” Jam Hyjni ose Perëndi…? “

Në të kundërten, “ju vuani nëse nuk i merni të gjitha ato që i dëshironi dhe iu takojnë, ju vuani edhe nëse i merrni të gjitha ato që i deshironi dhe  s´iu takojnë, por, ju vuani edhe nëse i merrni tërësisht ato që i dëshironi dhe u takojnë! Sepse, ju e dini se nuk mund t´i mbani të gjitha ato përgjithmonë. Sidomos ato gjëra që ua keni vjedhur dhe privuar të tjerëve..” “Do thoshte dikur Sokrati i Madh i cili duke i injoruar kërmat ose mbeturinat e shtetit dhe shoqërisë, asokohe piu qetësisht kupën e helmot dhe vdiç si burrë në burgun e Athinës.

Ndonëse, edhe akuzat kundër ti ishin bërë me të lehta.

Disa në Kosovë, aq shumë thirrën e përbehen në emër të UÇK-së dhe çlirimit të Kosovës me ideologji, koncepte, forula dhe “doktrina çlirimtare dhe patriotike” të “partizanëve” të Stalinit, Titos, Enver Hoxhës, Fadilit ose Rankoviçit!

Ashtu siç thirrën në emrin e Ibrahim Rugovës, dezertorët, renegatët, kuislingët, mercenarët, matrapazët ose delengjinjët e ndryshëm bolshevik ose jugokomunist.

Në Kosovë si drita me terrin, apo si jeta me vdekjen, si duket janë lidhur dhe bërë bashkë i ligu me trimin, i dituri me të paditurin, heroi me antiheroin, shqiptari me joshqiptarin ose antishqiptarin, horri me maskareun, hipokrati me hipokritin, demokrati me demokritin, Sodoma me Gomorën, burrat mbi burra, zhirondinët dhe burbonët kosovar me jakobinët e pakënaqur ose në revoltë etj. etj.

Kohë me parë ndodhesha tek kopshti publik ku rrënja e gështenjës (genjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, edhe kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para atyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të ekzistosh’-përballë kufomave ose të vdekurve për së gjalli! (Preludi i “Neveria” te Jean Paul Sartres)….!

Sidoqoftë, dhelpëra sakrifikoi bishtin e vet për lëkurën e gjarpërit, duke shpresuar se do i frikësonte edhe bishat më te egra të Xhunglës, me lëkurën e gjarpërit helmues.

P.S. Shkenctari dhe mendimtari i shquar frëng (francez), Blaise Pascal në kuadër të shkrimit ose veprës së tij të njohur me titull ” Letra një provincialisti” (1656-1657) : Asokohe në menyrë anonime ose interaktive e kishte sulmuar rendin e njohur kishtar të Jezuitëve në Francë, duke i paraprirë kështu “Diktaturës së Madhe” të Jan Komenskyt dhe ndalimit të “dekretuar” të Jezuitizmit në Francën e asokohëshme me 1657-1658. 

Ndërkaq, vetërm dy vite me vonë, respektivisht, në vitin 167O, Baruch de Spinoza do e publikonte “Traktatin Teologjiko-Politik” i cili do u paraprinte marëveshjeve ose marëdhëniëve të mevonshme në mes shtetit dhe kishës, gjegjësishtë, në mes “deistëve” dhe “teistëve” të ndryshëm përmes sintagmës ose maksimës së njohur “Deus Sive Natura” ( Zoti është Natyra) dhe kështu me radhë….Duke patur ndikime, interferime dhe reflektime të fuqishme në zhvillimët e mevonshme reformatore, revolucionare ose restauratore gjithandej kontinentit të vjetër evropian dhe më larg.

Se kendejmi, në shekujt 17 dhe 18, në Francë ndodhej në ” fuqi” e ashtuquajtura “levizja” ose “organizata e vogël” asketiko- mitologjike e mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon. E njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvietizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik ku përhapej dhe propagandohej e “vërteta” dhe “lavdia e madhe”  mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës! (…).  Hedonizmi, alkimia, ezoterizmi, okultizmi, papusianizmi, guenenenozmi etj, iu takojnë etapave të ndryshme mesjetare, primitive ose arkaike.

U morr vesh se kvietizmi ose hedonizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë ose minoritar, asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me dogmat ose  “predikimet” e mesipërme totemiste, shamanike ose eshatologjike. 

Kjo deri me rastin e gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm dogmatik dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkisto-klerikalist të Francës së asokohshme pararevolucionare ose absolutiste kur do u hapej (çelej) rruga reformave dhe transfirmimeve te shumeta fetare, kulturore dhe të tjera jo vetëm në Francë.

Ndaj, “mos kinii frikë nga ata që ua burgosin, vrasin ose masakrojnë jetën, shpirtin ose trupin tuaj, por, duhet të ruheni dhe të kini frikë nga ata që mund t´ua hudhin në ferr ose në zjarrë, edhe trupin, edhe mendjen dhe shpirtin tuaj. ( Preludi i ” Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

За неполни две недели, уште еден Супер Милионер Џекпот

Story i radhës

Turqia thotë se ka kryer sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në Siri dhe Irak

Të fundit nga