Paga mesatare neto në gusht është rritur për 11,3% dhe ka arritur në 31.871 denarë

October 21, 2022
1 minut lexim

Qeveria njofton se masat e tyre, siç thonë, japin rezultate pozitive për rritjen e pagës mesatare mujore neto. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në gusht 2022 është 31.871 denarë, që është për 3.229 denarë më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.

“Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se rritja e pagës mesatare mujore neto për 11.3% në gusht të këtij viti është kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorët e mëposhtëm: Industria përpunuese (16.2%), Objektet akomoduese dhe aktivitetet shërbyese me ushqim (16,1 %) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (15,6 %). Rritja e vazhdueshme e pagës mesatare neto është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara nga Qeveria për rritjen e mesatares dhe pagës minimale, e cila është 18.000 denarë”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se ehe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me krijimin e masave dhe ambientit për ritme më të larta të rritjes ekonomike dhe rritjes së të ardhurave të të gjithë qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ESHS publikon pagën mesatare për muajin gusht në Maqedoni

Story i radhës

Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Boll më, na përjashtoni nga Kupa e Botës

Të fundit nga

ShkoLartë