pacientet ne gjinekologji me simptoma te lehta te covid it 6207b3c55b47e

​Pacientet në Gjinekologji me simptoma të lehta të COVID-it

February 12, 2022
min lexim

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të hospitalizuara 11 gra të cilat janë të infektuara me COVID-19. Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, tha për KosovaPress se gjendja e tyre ëshë stabile dhe pacientet janë me simptoma të lehta. 

Ismaili: Pacientet me simptoma të lehta

“Janë disa forma më të lehta fatmirësisht kësaj radhe, janë me simptoma me temperaturë, ethe kollitje, dhimbje nyje dhe dhimbje fyti, mirëpo janë simptoma të lehta me terapi dhe është nën kontroll situata”, tha Ismiali.

Një numër i madh i grave që janë të shtrira në këtë klinikë tashmë kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre pa asnjë komplikim. 

Ismaili: Nuk kemi pasur asnjë komplikim gjatë procesit të lindjes

“Por në varësi nga format, kësaj radhe kemi pasur forma të lehta, nuk kemi pasur asnjë komplikim gjatë procesit të lindjes, qoftë lindjet me prerjet cezariane, qoftë lindjet normale, mirëpo në fazën e dytë-tretë kemi pasur raste jashtëzakonisht të rënda, por kemi pasur edhe komplikime”, potencoi ai 

Ismaili kujtoi se shtatzënat të cilat infektohen me COVID duhet të vijojnë kontrollat tek gjinekologu si dhe të ndiqen edhe disa analiza të tjera tashmë të njohura për personat pozitivë me COVID.

Ismaili: Shtatzëna duhet të ndjek kontrollet edhe pas infektimit 

“Një grua shtatzënë në momentin e verifikimit që është Covid pozitiv duhet të drejtohet tek gjinekologu apo mjeku familjarë, duhet të përcillen kontrollet, analizat, D-Dimer, CRP dhe analizat e tjera, nëse janë forma të lehta shkon me terapi simptomatike, ndërsa format më të rënda duhet të hospitalizohen”, vijoi doktor Ismaili.

Doktor Ismaili tha se i posalinduri nuk ndahet asnjëherë nga nëna edhe nëse kjo e fundit është me COVID. Sipas tij, vijon gjidhënia por që lehona duhet të jetë më e kujdesshme. 

Ismaili: Lehona duhet të zbatojë masat

“Duhet të zbatohen masat anti-COVID dhe duhet t’i ofrohet fëmijët gjidhënia, duke i pastruar dhe në momentin e dhënies së gjirit duhet të largohet në një distancë më të lartë, nuk do të thotë në asnjë moment që duhet të ndahet”, tha ai.

Sipas raportit të sotëm, 175 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

mbolli nje faqe mali me lende narkotike policia ndalon 23 vjecarin ne shkoder 6207b3c3a74e0
Story i mëparshëm

Mbolli një faqe mali me lëndë narkotike, policia ndalon 23 vjeçarin në Shkodër

d181d0bad0bed0bfd198d0b5 d0b5 d0b1d0b0d0bad0bdd0b5d0b6 d0bdd0b0 d0bad0bbd183d0bfd0b0 d0bfd0bed0bad180d0b0d198 d0bad0b5d198 6207b4e257dc7
Story i radhës

Скопје е …бакнеж на клупа покрај кеј

Të fundit nga

Violetë Kukaj sensuale edhe me veshje tradicionale

 Këngëtarja Violetë Kukaj nuk është tejet aktive me prezantimin e këngëve e videoklipeve të reja. Por, pavarësisht se nuknka edhe aq produktivitet, këngëtarja mbetet mjaftë e kërkuar në dasma e ahengje. Violetë
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë