Duket se është një pikëpyetje e madhe për të ardhmen e mbrojtësit të majtë Leart Paçarada, anëtar i skuadrës gjermane St. Pauli.
Sipas ‘Bild’, klubet nga Bundesliga janë të interesuara për 27-vjeçarin e Kosovës.
Veç kësaj, divizioni i parë (Bundesliga I) është objektivi i Paçaradës.
St. Pauli është nën presionin e shitjes.
Drejtori sportiv Andreas Bornemann, për mikrofonin e ‘Sport1’, ka folur për të ardhmen e Paçaradës: “Nuk mund të jesh kurrë i sigurt. Ne e dimë se çfarë thotë kontrata, ajo zgjat deri në fund të sezonit”.