pa perparim takimi i radhes i komisionit historik maqedoni e veriut bullgari 6a2461e0657ec

Pa përparim takimi i radhës i Komisionit Historik, Maqedoni e Veriut–Bullgari

June 6, 2026
1 minut lexim

Takimi i radhës i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i mbajtur në Shkup, ka përfunduar pa rezultate konkrete, njoftuan përfaqësuesit e palës bullgare.

Sipas tyre, anëtarët nga Maqedonia e Veriut kanë refuzuar të miratojnë një tekst rekomandimi për paraqitjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në tekstet shkollore për klasën e shtatë, i cili ishte harmonizuar në parim që në qershor të vitit 2024.

Gjatë ditës së dytë të takimit, përfaqësuesit bullgarë i informuan kolegët e tyre për pjesën e raportit të fundit të Parlamentit Evropian që lidhet drejtpërdrejt me punën e komisionit. Në raport, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) inkurajon fuqishëm komisionin që të arrijë rezultate të qarta dhe të prekshme, bazuar në fakte historike të dokumentuara dhe burime autentike.

Takimi i ardhshëm i Komisionit Historik është planifikuar të mbahet në shtator në Sofje.

Komisioni i Përbashkët Historik u krijua në bazë të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, të nënshkruar më 1 gusht 2017 ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Deri më tani, ai ka miratuar rekomandime për përkujtimin e përbashkët të disa figurave historike, përfshirë Shën Kirilin dhe Metodin, Shën Naumin, Shën Klementin e Ohrit dhe Car Samuilin, si dhe rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore të historisë në të dy vendet. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sean penn zbulon pse nuk mori me pjese ne ceremonite e ndarjes se cmimeve 6a245f3d92735
Lajmi i mëparshëm

Sean Penn zbulon pse nuk mori më pjesë në ceremonitë e ndarjes së çmimeve

kontroll me i rrepte ne shendetesi hyrja ne pune do te evidentohet me gjurme gishtash 6a24632f4d73f
Lajmi i radhës

Kontroll më i rreptë në shëndetësi, hyrja në punë do të evidentohet me gjurmë gishtash

Të fundit nga

Dy zjarre aktive në Maqedoni

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriya, deri në orën 14:00 janë evidentuar tre zjarre në hapësira të hapura. Dy prej tyre, siç theksojnë nga QMK, ende janë aktive. Njëri zjarr
ShkoLartë