Pa marrëveshje?!

min lexim

Edi Hern, promotori I Entoni Xhoshua, beson se përballja mes dy boksierëve britanikë në mes Tjson Fjurit dhe Entni Xhoshua-s, nuk do të konfirmohet, të paktën jo në datën e diskutuar, më 3 dhjetor. Megjithatë, ai këmbëngul se ata mbeten të hapur për bisedime të mëtejshme.

“Për sa i përket palës tonë, bisedimet për momentin janë përfunduar.

Gjithsesi, ne jemi të lumtur të vazhdojmë diskutimet në të ardhmen. Ne jemi më se të lumtur për të vazhduar ato biseda, por ajo që na është thënë është se afati ka kaluar (ka qenë dita e hënë). Ne kemi kthyer versionin përfundimtar të kontratës, ata janë kthyer me pikë dhe na është thënë se lufta është ndërprerë nga vetë Fjuri”, tha Hern për “Sky Sports”.

“Ata na dhanë disa kushte dhe një datë që menduan se nuk do ta pranonim. Ne e pranuam këtë. Ne ishim gati të shkonim. Nëse ata do të nënshkruanin kontratën të hënën, atëherë do të kishim një duel. Na kërkuan të binim dakord për marrëveshjen deri të hënën, më pas na u kërkua të biem dakord deri të mërkurën. Më pas na u tha se gjithçka ishte mbyllur“, thekson Hern.

“Dueli është aty, të gjithë e duan. Ne jemi ende e hapur për diskutim. Por ne nuk do të luajmë një lojë me një djalë që një herë thotë PO e një herë JO. Ai duhet ta nënshkruajë atë kontratë.

Ata duhet të jenë të qartë dhe ne do të bëjmë gjërat tona. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha në fund Hern.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bashkëpunim për zgjedhjet vendore/ Berisha takim me Metën në selinë blu

Story i radhës

Zendeli: Për momentin nuk do të paraqesim nismë për interpelancën e Grubit

Të fundit nga