pa energji elektrike neser disa pjese te sarajit gazi babes kisella vodes studenicanit dhe sopishtes 628a03afe6da3

Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës, Kisella Vodës, Studeniçanit dhe Sopishtes

May 22, 2022
1 minut lexim

Pa energji elektrike nesër disa orë do të jenë shfrytëzuesit e disa pjesëve të komunës së Sarajit, të Gazi Babës, Kisella Vodës, Studeniçanit dhe Sopishtes.

Siç kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA, ndërprerja e furnizimit me rrymë është për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në sistemin e shpërndarjes për energji elektrike.

Pa rrymë në periudhën nga ora 8 deri në ora 12 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Laskarcë në komunën e Sarajit, nga ora 8:30 deri në ora 15 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Anton Popov”, “Frushkogorska” dhe “Hristofer Zhefaroviq” në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 9 deri në ora 13 një pjesë e objekteve në lëvizje nga xhamia deri në komunë, rr.2 në Studeniçan, ndërsa ora 9 deri në ora 14 një pjesë e rr.23 dhe një pjesë e rr.”” Hristo Tatarçev” në pjesën e rr.23 deri tek rrethrrotullimi drejt qytetit të diellit në komunën e Kisela Vodës dhe Sopishte.

MARKETING

RENT A CAR

di maria dhe pogba synimet e torinezeve 628a00051bc14
Story i mëparshëm

Di Maria dhe Pogba synimet e torinezëve

zymberi i drites konfirmon interesimin per yllin e ballkanit paralajmeron merkato te bujshme 628a08a0ee0a5
Story i radhës

​Zymberi i Dritës konfirmon interesimin për yllin e Ballkanit, paralajmëron merkato të bujshme

Të fundit nga

ShkoLartë