Pa disciplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën

April 20, 2022
min lexim

Arritja e marrëveshjes përfundimtare nuk është çështje që varet nga Kosova. Në këtë anë ndikojnë shumë faktor. Veç shteteve të ndryshme dhe UE dhe më gjerë, ndikim vendimtar ka qëndrimi i Beogradit mbi Kosovën. Deklarata e kryekriminelit Vuçiq se “kurrë nuk do të njohin shtetin e pavarur dhe sovranë të Kosovës”, është një fakt që tregon se çështja e arrritjes së marrësheshjes mbetet dhe është vetëm te Serbia. Serbisë edhe me ia dhënë veriun nuk e njeh shtetin.

Shtetin serb nuk e ndal as firmimi i Asociacionit Serb. Serbia e konsideron Kosovën me territor serb. Për atë është e sanksionuar në preambulen e Kushtetutës serbe si territor i shtetit serb. Edhe emrin nuk ia kanë nderuar. Ka mbetur në normat kushtetuse serbe “Kosova i Metohija”.

Në këtë kuadër, UE ka një qëndrim ledhatues ndaj shtetit serb. Ka shtete që edhe e armatosin me armë dhe e përkrahin në raport me Kosovën.

Edhe 5 shtete të UE janë në anën e Serbisë dhe nuk e njohin Kosovën. Ndihmë të madhe po merrë shteti serb nga Rusia dhe Kina. Këto shtete po e armatosin dhe janë në anën e shtetit serb. Në OKB po e ndalin çdo iniciativë që dërgon te zgjidhja e konfliktit të Kosovës me shtetin serb. Kjo gjendje e ka forcuar shumë Serbinë. Serbia po e kërcënon paqen. Nuk i lënë minoritarët serb të intergrohen në shtetin e Kosovës. Minoritarët serb po keqëperdoret dhe po i shtynë në veprime kriminale.

Edhe akte terroriste ndërmorrën kundër Policisë së Kosovës. Kudo, në Kuvend, nëpër komuna dhe në administratë e refuzojnë Republikën.

Në këto kushte është largë, shumë larg marrëveshja. Pa një presion të qëndrueshëm ndaj Serbisë, jo në këtë përvjetor, por as në pervjetor të tjerë nuk do të ketë marrëveshje. Tërë punën e vetë, të brendshme dhe të jashtme, po e orienton Setbia kundër shtetit të Kosovës. Kudo po angazhohen për të dëmtuar Republikën. Këtë aktkvitet të shtetit serb duhet të ndal UE. Z.Stano, z.Von der Lein, z.Borell dhe çdo Borell tjetër e dinë se në Beograd është shkaku i gjendjes në Ballkan. Pa disciplinimin e shtetit serb nuk ka paqe në këtë anë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryemadhi zbulon mesazhin e ndërkombëtarëve: Ma dërguan në nëntor! I thashë Bashës sillu mirë

Story i radhës

Don Xhoni: Asnjë artist shqiptar nuk e ka arritur suksesin tim për dy vite

Të fundit nga

ShkoLartë