Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është zgjedhur si “Mis politikania shqiptare” nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Në një rubrikë të emisionit ‘Ora 7’, Osmani është përgjedhur nga emigrantët si politikania më e bukur shqiptare duke lënë pas dhe shumë deputete të Kuvendit të Kosovës.
Vjosa Osmani arriti të merrte më shumë vota nga emigrantët.
Ndërkohë që pas saj renditeshin Blerta Deliu-Kodra, Duda Balje, Mimoza Kusari dhe Ganimete Musliu.