osmani vete e 20 ta ne listen e ldk se 69ff37ae55889

​Osmani vetë e 20-ta në listën e LDK-së

May 9, 2026
min lexim

Pas përfundimit të takimit të këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku tha se

Abdixhiku u tha mediave se Vjosa Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së.

Abdixhiku: Osmani do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së

“Zonja Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së dhe do të jetë vetë e 20-ta në listën përfaqësuese të LDK-së, gara do të jetë propozcionale sa i përket renditjes brenda listës, të cilat çështje teknike që tash sekretariati i LDK-së i trajton me kohë… Ishin 103 vota për”, tha Abdixhiku.

Ndërsa për mungesën e Hykmete Bajramit dhe Avdulllah Hotit në takimet e fundit, ai u shpreh se edhe ata janë pjesë e listës garuese dhe do të vazhdojnë angazhimet.

Abdixhiku: Bajrami e Hoti janë në LDK

“Jo në të gjitha takimet e LDK-së mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit e LDK-së por ata janë pjesë e listës…Nuk mund të jesh edhe pjesë e listës edhe të jesh kundër, nuk ka logjikë. Nëse je kundër dikujt i del përballë jo bashkë, pra jemi bashkë…Duhet t’i pyesni pse s’po vijnë në takime por ata janë pjesë e LDK-së”, u shpreh ai.

Më tej, ai theksoi se kush nuk e dëshiron bashkimin e LDK-së nuk e do as vetë LDK-në.

Abdixhiku: Ata që nuk e duan bashkimin e LDK-së nuk e duan as vetë LDK-në

“Për besë, ata që nuk e duan bashkimin e LDK-së nuk e duan as vetë LDK-në. Të jesh kundër bashkimit vetvetiu je kundër qëllimit të vetë ekzistencës së LDK-së. Fundi, emri ynë është Lidhje Demokratike dhe si të tillë po bëhemi bashkë”, tha ai.

Ndërsa për mungesën e kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, Abdixhiku potencoi se i njëjti ishte i angazhuar në terren.

E për përqindjen e votave që do t’i marrin në këto zgjedhje, ai pati një përgjigje interesante.

Abdixhiku: Përqindjen në zgjedhje e marrim sa të dojë qytetari i Kosovës

“Sa ta ketë vendosur qytetari i Republikës së Kosovës, e jona është të bëjmë një ofertë, të punojmë fortë, ta përbashkojmë çdo mbështetës tonin, më pas do të jetë vullnet i qytetarëve të Kosovës…Ato janë dëshira elektorale të mëdha por ne po përpiqemi të flasim me qytetarët tanë që t’i përfaqësojmë ata…Dëshirat e mia janë të shumta por nuk është momenti”, u përgjigj ai.

Kreu i kësaj partie u shpreh optimist se kanë kandidaten më të mirë për presidente dhe se presin nga populli që të të mbështet më 7 qershor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

9 maji dita e europes si lindi ideja e bashkimit europian 69ff36c794884
Lajmi i mëparshëm

9 maji dita e Europës/ Si lindi ideja e Bashkimit Europian?

klp ne nje harmoni shqetesuese me ols dadon veliaj reagon pas seances gjyqesore prokurori nuk pranoi transmetim live se i demtohej imazhi 69ff3812e2a83
Lajmi i radhës

“KLP në një harmoni shqetësuese me Ols Dadon”, Veliaj reagon pas seancës gjyqësore: Prokurori nuk pranoi transmetim live se i dëmtohej imazhi

Të fundit nga

ShkoLartë