Osmani udhëton për në Gjermani

October 1, 2024
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e saj gjerman, Frank Walter-Steinmeier.

E para e shtetit do të ketë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë, teksa do të marrë pjesë edhe në edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin.

“Presidentja Osmani do të jetë  folëse në sesionin Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftim.

Osmani, vizitën zyrtare në Gjermani me ftesë të Steinemierit e pati realizuar në shtator të vitit 2021, ku ishte pritur me nderime ushtarake.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lumbardh Salihu bëhet nervoz kur pyetet për ndarjen nga Kaderi, e shmang totalisht

Story i radhës

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

Të fundit nga

ShkoLartë