Osmani: Të punësuar shtetëror janë lajmëruar në Bullgari të mos zgjidhet kontesti në mes dy vendeve

April 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën e sotme me gazetarët zbuloi se persona të punësuar në institucionet e Maqedonisë së Veriut javën e kaluar kanë telefonuar në Bullgari për të mos u zgjidhur kontestin mes dy vendeve.

“Këtë javë në Republikën e Bullgarisë kanë thirrur njerëz nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se i gjithë ai angazhim është i panevojshëm sepse këtu do të mbahen shpejt zgjedhjet, se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se nuk mund të arrihet zgjidhje”, tha Osmani.

Ai nuk zbuloi për cilët persona dhe institucione bëhet fjalë, por shtoi se këta persona janë në të njëjtën linjë me dy punonjësit e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë, të cilët kanë punuar që Maqedonia të mos ketë të ardhme evropiane.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spasovski: Për tre muaj është sekuestruar drogë mbi 5.5 milionë euro

Story i radhës

Në 14 zona urbane dhe rurale, përfundon karvani i vaksinimit

Të fundit nga

ShkoLartë