Osmani takon Blinkenin në Samitin e NATO-s në Vilnius

July 11, 2023
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në kuadër të Samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius është takuar edhe me të parin e Diplomacisë amerikane, Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken.

Ministri Osmani i ka shprehur Sekretarit të Shtetit amerikan mirënjohje për mbështetjen e pahamendur ndaj procesit tonë të integrimit europian si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë rajonit.

Osmani ka njoftuar Blinkenin edhe me ballafaqimin e sfidave në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

Ndërsa Blinken e ka vlerësuar lartë kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut.

“Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”, ka thënë Blinken.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këndoni e kërceni me këngën “Vllau” ardhur nga Man Gjonbalaj

Story i radhës

Stoltenberg: Ukraina do të marrë ftesën e NATO-s kur aleatët të bien dakord

Të fundit nga

ShkoLartë