MInistri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në kuadër të të takimit të ministrave të Koalicionit global në luftën kundër DAESH/ISIS, në Maroko ka takuar homologun nga Kuvajti Sheik Ahmed Naser Al- Mohamed Al- Sabah. Osmani thotë se në fokus të takimit ka qenë thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Takim me MPJ të Kuvajtit, Sheik Ahmed Naser Al- Mohamed Al- Sabah, në margjinat e takimit ministror të Koalicionit global në luftën kundër DAESH/ISIS, në Maroko.
Në 25 vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kuvajtit- gatishmëri e dyanshme për përforcimin e bashkëpunimit bilateral.
Në fokusin e bisedimeve, nevoja për avancimin e lidhjeve afariste dhe shkëmbimit tregtar, si dhe bashkëpunimi i shkëlqyer dhe mbështetja e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare.