Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe për komunitetin kulturor, për vdekjen e akademikut dhe piktorit të njohur Tahir Emra.
Tahir Emra, një emër i njohur në artin dhe kulturën e Kosovës, ka lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe kulturore.
Presidentja Osmani e vlerësoi lart veprën e tij artistike, e cila është ekspozuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke e cilësuar si një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit, ndërsa inkurajoi që ata të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.
Ajo e cilësoi Tahir Emrën si një figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi.
“I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Tahir Emrën,” përfundoi mesazhin e saj Presidentja Osmani.
BURIMI: Bota Sot