osmani skam kerkuar asnje pozite nga askush vendimet ne kohen e duhur 69f9b96b74273

Osmani: S’kam kërkuar asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

May 5, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

E pyetur nëse do të kandidojë si presidente apo deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të vjen nga qytetarët.

“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.

“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.

E pyetur për kundërshtimet e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet te qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kercenimi i ri i trump per iranindo te fshihet nga faqja e dheut nese sulmon anijet 69f9b8878f683
Lajmi i mëparshëm

Kërcënimi i ri i Trump për Iranin:Do të fshihet nga faqja e dheut nëse sulmon anijet

e rende 50 vjecari gjendet i pajete ne banese dyshohet se 69f9b9d0b58c7
Lajmi i radhës

E rëndë/ 50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se…

Të fundit nga

ShkoLartë