Nga BDI sot njoftojnë se Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të Parlamentit Evropian.
Nga BDI thonë se Osmani gjatë takimeve ka ngritur shqetësime serioze për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit si shtylla e bashkëjetesës dhe stabilitetit ndëretnik.
“Osmani alarmoi se po realizohet një plan i përgatitur dhe i organizuar për anulimin e marrëveshjes paqësore, plan që veçmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj duke lënë vakum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqpërdoret nga palë të treta si dhe foli për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian veçanërisht duke pasur parasysh momentumin e zgjerimit dhe progresin e arritur nga Mali i Zi dhe Shqipëria”, thuhet në njoftimin e BDI-së.


