Osmani: Përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, shkruan Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“E keni shitur Shqipërinë tek ofertuesi më i lartë”- Basha: Nuk do të rresht së kërkuari hetimin e kokës së masakrës zgjedhore

Story i radhës

Pendarovski thotë se negociatat me Sofjen janë në fillim: Jemi larg zgjidhjes

Të fundit nga