osmani perkujtimi i holokaustit eshte obligim njerezor 61f276b52e624

Osmani: Përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor

January 27, 2022
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, shkruan Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

e keni shitur shqiperine tek ofertuesi me i larte basha nuk do te rresht se kerkuari hetimin e kokes se masakres zgjedhore 61f276b1948a8
Story i mëparshëm

“E keni shitur Shqipërinë tek ofertuesi më i lartë”- Basha: Nuk do të rresht së kërkuari hetimin e kokës së masakrës zgjedhore

pendarovski thote se negociatat me sofjen jane ne fillim jemi larg zgjidhjes 61f276b83b4e2
Story i radhës

Pendarovski thotë se negociatat me Sofjen janë në fillim: Jemi larg zgjidhjes

Të fundit nga

Gashi: Kisha nderin të pres delegacionin PABSEC

1 Shkup, 30 prill – Kryeparlamentari Gashi ka mbrëmë ka shtruar darkë solemne për delegacionin PABSEC. Njoftimi i plotë i Gashit: Pas një dite të frytshme me shumë diskutime konstruktive, pata kënaqësinë që
ShkoLartë