Osmani paralajmëron linjë direkte ajrore Shkup–Nju Jork

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV-SHBA, po punohet për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve, përcjell TV21. Osmani thekson se gjithashtu po punohet në krijimin e një linje direkte ajrore Shkup-Nju Jork.

Në lidhje me: Osmani thotë se po punohet që SHBA-ja të heq vizat për Maqedoninë e Veriut

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, në fushën “Tregtia dhe investimet” po punohet në: Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e cila do të rezultojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, deklaroi Osmani./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ky është momenti tronditës kur futbollisti i skuadrës shqiptare pëson sulm në zemër në fushë

Story i radhës

Mijëra njerëz në Afrikën e Jugut në marsh solidariteti me Palestinën

Të fundit nga