Osmani: Nuk ka propozim që Besmira Ejupi të dërgohet në Konsullatën Amerikane

February 17, 2022
min lexim

Nuk ka propozim nga Qeveria për tërheqjen e konsullit aktual i cili është në Nju-Xhersi dhe emërimin e të riut, deklaroi shefi i diplomacisë Bujar Osmani, në lidhje me reagimet në publik, pasi një pjesë e mediave njoftuan se prezantuesja 28-vjeçare televizive, Besmira Ejupi ishte propozuar për konsull të përgjithshëm në Nju-Jork – Nju Xhersi.

“Pasi jam i kufizuar për shkak të faktit që këto spekulime dhe informacione jo të plota dalin nga mbledhja e mbyllur e Qeverisë dhe nuk jam në situatë që t’i shpjegoj, për fat të keq, sepse transmetimi i informacioneve nga mbledhja e mbyllur e Qeverisë është i dënueshëm sipas ligjit, atë që mund ta them është se që dje zëdhënësit e Qeverisë mohuan, megjithatë edhe sot ne si MPJ njoftuam se kemi konsull në Totova, SHBA dhe ai ka mandat deri në qershor të vitit 2023 dhe nuk kemi kurrfarë plane që të propozojmë të ri”, theksoi Osmani në një emision në TV Sitell ku ishte mysafir.

Sipas tij, të gjitha emërimet, propozimet dhe të gjitha debatet për ambasadorë dhe për konsull, derisa nuk merret vërtetim nga vendi në të cilin shkon, janë informacione konfidenciale dhe nuk guxojnë të komentohen në publik.

“Kemi nëntë konsullata të përgjithshme, të gjitha janë të plotësuara, vetëm një konsullatë ende nuk është plotësuar e ajo është në Toronto. Nga këto tetë që janë plotësuar, katër janë të jashtëm, tre janë të brendshëm nga MPJ, shumicën i kam trashëguar të cilët i kanë emëruar paraardhësit e mi, kështu që ligji ynë thotë deri në një të katërtën më së paku duhet të jenë nga shtëpia, të jenë diplomatë me karrierë”, informoi Osmani.

Ai gjatë kësaj u lavdërua se vitin e kaluar ka dërguar rreth 20 ambasadorë, që, siç tha, është një e treta e numrit të përgjithshëm të ambasadorëve të cilët i kemi, edhe atë vetëm për një vit.

“Prej atyre 20, madje 16 janë diplomatë nga MPJ. Ligji thotë 25 për qind, unë shkoj në 85 për qind, sepse ky ishte premtimi dhe qëllimi se do ta profesionalizojmë diplomacinë, por gjithmonë do të ketë edhe ambasadorë dhe konsuj të nominuar politik, dhe ato nominime politike vijnë nga Qeveria”, shtoi Osmani.

Disa media dje njoftuan se prezantuesja televizive 28-vjeçare, Besmira Ejupi në mbledhje të mbyllur të Qeverisë para dy ditëve ishte propozuar për konsull të përgjithshëm në Nju-Jork – Nju Xhersi.

Paraprakisht sot Ministria e Punëve të Jashtme doli me reagim në lidhje me publikimet për dërgimin e konsullit në Nju-Jork, në të cilën thonë se Republika e Maqedonisë së Veriut për momentin la konsull të përgjithshëm në Totova, SHBA, Jordan Panev.

“Duam të reagojmë lidhur me informacionet e numërta të publikuara lidhur me dërgimin e diplomatëve në Përfaqësitë Diplomatikë Konsullore. Duke marr parasysh se bëhet fjalë për informacion me karakter konfidencial, lejoni t’ju informojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka Konsull të Përgjithshëm në Totova, SHBA, ai është Jordan Panev”, theksohet në kumtesën e MPJ-së, në të cilën shtojnë se ai është diplomat në karrierë dhe i cili është zgjedhur sipas të gjitha rregullave ligjore, ndërsa aktualisht është në mes të mandatit të tij, dhe tani për tani, nuk planifikohet zëvendësim i tij para kohe.

Zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot deklaroi se nuk ka kurrfarë vendimi dhe se Qeveria nuk ka emëruar konsull të përgjithshëm në Nju-Jork. “Nuk ka kurrfarë vendimi, nuk është i saktë informacioni. Domethënë nuk ka emëruar konsull të përgjithshëm në Nju-Jork, dhe vazhdon konsulli i përgjithshëm i cili edhe deri më tani është në detyrë në Nju-Jork. Kështu që, nuk ka asgjë të vërtetë në këtë”, tha Grubi.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të konfirmojë se propozimi për konsull të përgjithshëm për SHBA i cili ishte propozuar para dy ditëve sot në mbledhje të mbyllur është tërhequr, Grubi tha se është informacion i gabuar dhe i udhëzoi gazetarët në kumtesën e sotme të publikuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me këtë çështje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

14 vite Kosovë e pavarur, shqiptarët e Anglisë festojnë nën flamurin kuqezi (VIDEO)

Story i radhës

Grupi Lev Tahor: Policia na mban në hotel në Shkup, vetëm gratë mund të dalin kur është e domosdoshme

Të fundit nga

ShkoLartë