Osmani nga Vilnius: “Anëtarësimi në NATO dhe BE garanton sigurinë rajonale dhe evropiane”

July 12, 2023
min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Aleancës, që u mbajt në kuadër të Samitit të NATO-s, në Vilnius.

Takimi u zhvillua në dritën e marrëveshjes së arritur politike me të cilën Suedia i bashkohet familjes transatlantike, duke vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë si shteti i 32-të anëtar i Aleancës. Hapi i këtillë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të NATO-s dhe garantimin afatgjatë të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit euroatlantik.

Njëherit, u theksua rëndësia e politikës së dyerve të hapura të NATO-s, ku Osmani theksoi se ajo duhet të vazhdojë; nga Ballkani Perëndimor, që do të përmbyllë orientimin euroatlantik të Ballkanit, e deri në Ukrainë, e cila aktualisht po bën sakrificën më të madhe në mbrojtjen e parimeve të Aleancës.

Në takimin ku morën pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, si dhe ministrat e punëve të jashtme të vendeve partnere të ekspozuara ndaj rrezikut – Bosnje dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, u theksua se garanci më të fortë për stabilitetin rajonal dhe evropian paraqet anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Lidhja dhe bashkëpunimi i fortë ndërmjet NATO-s dhe BE-së është veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit tonë, por edhe të të gjithë kontinentit evropian. Duhet të punojmë bashkërisht dhe me përkushtim për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor si mjet i rëndësishëm për forcimin e sigurisë rajonale, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik”, theksoi Osmani.

Njëherazi, ministrat konfirmuan gatishmërinë e NATO-s për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm me vendet partnere të ekspozuara ndaj rrezikut, me qëllim forcimin e qëndrueshmërisë së tyre, në linjë me vendimet e miratuara në Samitin e vitit të kaluar në Madrid. Ministri Osmani rikonfirmoi mbështetjen tonë të fuqishme politike për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të tyre, si dhe gatishmërinë për ndihmë praktike.

Aleatët edhe një herë theksuan se dënojnë fuqishëm agresionin ushtarak rus, si dhe theksuan unitetin e fortë në drejtim të mbështetjes për Ukrainën, duke përmendur angazhimin për të rritur ndihmën dhe mbështetjen praktike afatgjatë për vendin, gjë që do të mundësojë ndërveprim të plotë në të ardhmen me shtetet anëtare të NATO-s.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fillojnë korrje-shirjet në Ferizaj

Story i radhës

Sfidat e një lidhjeje në distancë, Elhaida Dani bën postimin romantik për Ledian Agallijajn

Të fundit nga

ShkoLartë