Osmani në takim me Kuleba-n

April 8, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si pjesë e Treshes kryesuese me OSBE-në, së bashku me homologët nga Polonia, Zbignieë Rau dhe Suedia, Ann Linde në kufirin polako-ukrainas realizuan takim me homologun e tyre ukrainas, Dmitry Кuleba.

Në takimin me Kuleba-n u diskutua nevojat e palës ukrainase për mbrojtjen e vendit të tyre, si dhe për ndihmën që komuniteti ndërkombëtar duhet t’ia japë Ukrainës në ballafaqimin me pasojat e luftës.

“Duhet të bëjmë më shumë, jo vetëm për t’u përballuar me pasojat, por edhe për ta ndalur këtë çmenduri. Rezistenca heroike e popullit ukrainas meriton respektin më të madh: teksa e mbrojnë atdheun e tyre, ata i mbrojnë edhe vlerat tona të përbashkëta, parimet tona, mënyrën tonë të jetesës dhe është detyra jonë t’i ndihmojmë në çdo mënyrë”, tha Osmani në konferencën për media, pas takimit me Kuleba-n.

Ministrat e vizituan edhe Qendrën e pranimit të refugjatëve Mlyny, pranë pikës kufitare Korczova në kufirin polako-ukrainas. Si rezultat i agresionit ushtarak rus, miliona ukrainas u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim, para së gjithash në vendet fqinje.

“Pamjet nga kampet dhe valët e refugjatëve janë thellësisht shqetësuese, veçanërisht për rajonin tonë ku kujtimet e luftërave të viteve të 90-ta janë ende të freskëta”, tha Osmani.

Ministrat edhe një herë e dënuan invazionin e pajustifikuar dhe të paprovokuar ushtarak rus ndaj një shteti të pavarur, në kundërshtim me Të drejtën ndërkombëtare dhe dokumentet bazë të OSBE-së. Njëherit, theksuan domosdoshmërinë e respektimit të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të të drejtave themelore të njeriut nga ana e Federatës Ruse.

Vizita e tre ministrave është garancë shtesë se Ukraina do të jetë në focus të veprimit të OSBE-së dhe në këtë drejtim do të përdoren të gjithë mekanizmat e Organizatës për arritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në vend dhe në të gjithë rajonin e OSBE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aliu mbajti një takim me drejtorë dhe zyrtarë komunal lidhur me performancën komunale

Story i radhës

Uzuni rikthehet titullar në La Liga

Të fundit nga

ShkoLartë