Osmani: Në pikëpyetje ishte mbajtja e Ballkanit të Hapur në Ohër nëse do të ndodhte vizita e Lavrovit në Serbi

June 6, 2022
min lexim

Në pikëpyetje është lënë madje edhe mbajtja e takimit të Ballkanit të Hapur në Ohër nëse do të ndodhte vizita e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në Serbi, informon kështu shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sonte në emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel. Mendon se mosmbajtja e vizitës së Lavrovit, e inkurajon, siç tha, mbajtjen e takimit në Ohër

Osmani informon se tani për tani takimi në Ohër po zhvillohet sipas të gjitha planeve.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt me kolegët e tij nga Serbia, Osmani u përgjigj se gjatë ditëve të fundit, qartë është thënë se hapat e tillë, siç tha, nuk inkurajohen në këtë angazhim në kuadër të Ballkanit Perëndimor në kuadër të bashkëpunimit rajonal. prandaj, theksoi Osmani, është me rëndësi që t’i dërgojmë ato mesazhe tek të gjithë  pjesëmarrësit tjerë në kuadër të Ballkanit të Hapur.

“Edhe pse Serbia, kuptohet, është shtet i pavarur i cili vetë i vemdos prioritetet e saja të jashtme politike, megjithatë në kuadër të disa iniciativave rajonale në të cilat marrim pjesë siç është Ballkani Perëndimor, kuptohet me rëndësi i kemi të gjitha vendet që bashkëpunojmë të jemi në një linjë në disa sisteme të vlefshme”, tha Osmani.

Ai theksoi se ne kemi marrëdhënie të mira bilaterale me Republikën e Serbisë, ndërsa në kuadër të iniciativave rajonale, e kishim të rëndësishme, nënvizoi, vendimin e Serbisë që të votojë në KB për rezolutën që e dënon agresionin rus në Ukrainë dhe ky ishte një moment i rëndësishëm për ta nxitur bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëdhëniet bilaterale nuk janë kontestuese dhe do të vazhdojnë të sendërtohen. Megjithatë iniciativat rajonale duhet të jenë në kuadër të disa parimeve bazë të vlefshme në të cilat besojmë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme.

Lidhur me vendimin me të cilin vendi ynë, si një prej tre vendeve, nuk lejoi fluturimin e aeroplanit të Lavrovit, Osmani potencoi se kjo nuk është lidhje ndaj Federatës ruse, por lidhje ndaj agresionit të Federatës ruse në Ukrainë gjegjësisht politikat e Federatës ruse me luftën në Ukrainë.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një nga shumë vendet të cilat kanë sjellë ndalesë të përgjithshme gjegjësisht mbyllje të hapësirës ajrore për fluturimin e kompanive të cilat janë pronë e Federatës ruse.

“Si përgjigje e agresionit rus në Ukrainë, konsideruam se edhe kjo kërkesë e Ambasadës së Federatës ruse për lirim për këtë lirim për këtë fluturim special përshtatet në këtë ndalesë të përgjithshme dhe marrëdhënien tonë ndaj Federatës ruse lidhur me agresionin në Ukrainë”, deklaroi Osmani.

Shtoi se duhet të jemi të qartë në qëndrimin dhe në mesazhet që ia dërgojmë Federatës ruse se është e palejuar në shekullin 21 të sulmohen vendet fqinje dhe të bëhet agresion ndaj vendeve fqinje dhe ndaj shteteve të pavarura.

I pyetur nëse pas reagimit nga Moska dhe thirrjet për tërheqjen e të gjithë ambasadorëve të Federatës ruse nga këto tre vendet të cilat e ndaluan fluturimin ka paralajmërim për tërheqjen e ambasadorit rus, ministri Osmani u përgjigj se nuk kanë një paralajmërim të tillë.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edhe sot, si dje!

Story i radhës

Stuhi edhe në Prizren, dëmtohen disa lisa

Të fundit nga

Barcelona i jep ultimatum de Jong-ut

Zhgënjimi te Barcelona në lidhje me Frenkie de Jong është aktualisht mjaft i lartë. Kjo kryesisht për faktin se mesfushori në fakt shumë i talentuar nuk i arrin kufijtë e performancës, megjithëse
ShkoLartë