osmani ne oxford kosova meriton ze te barabarte ne arenen nderkombetare 6ae8614561616

Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

November 2, 2026
1 minut lexim

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e një diskutimi të organizuar nga Shoqata Diplomatike dhe Shoqata për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Oxfordit, ku në fokus ishte roli i demokracisë dhe sfidat e rendit të ri botëror.

Përmes një postimi, Osmani bëri të ditur se gjatë takimit ka folur për rëndësinë e ruajtjes së lirisë, drejtësisë dhe dinjitetit, duke nënvizuar se këto parime duhet të vlejnë njësoj për të gjitha shtetet, pa dallime apo standarde të dyfishta.

Ajo gjithashtu theksoi se Kosova përfaqëson një popull që e njeh nga afër rëndësinë dhe sakrificën për liri, duke shtuar se sovraniteti, të drejtat dhe dinjiteti i një vendi nuk duhet të përcaktohen nga madhësia e tij.

Në këtë kontekst, Osmani vuri në pah rëndësinë që Kosova të jetë e pranishme në forumet dhe debatet ndërkombëtare, ku trajtohen zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet demokracia në botë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deputetja e vlen it i pergjigjet vmro se vota e vlen it nuk bashkohet me levicen 6ae860e1c5e90
Lajmi i mëparshëm

Deputetja e VLEN-it i përgjigjet VMRO-së: Vota e VLEN-it nuk bashkohet me Levicën!

berisha paraqitet per masen detyrim paraqitjeje akuzon spak po amniston krimin elektoral 6ae8619cc55b4
Lajmi i radhës

Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral

Të fundit nga

ShkoLartë