deputetja e vlen it i pergjigjet vmro se vota e vlen it nuk bashkohet me levicen 6ae860e1c5e90

Deputetja e VLEN-it i përgjigjet VMRO-së: Vota e VLEN-it nuk bashkohet me Levicën!

November 2, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini, ka reaguar ndaj kritikave të VMRO-DPMNE-së, duke kundërshtuar barazimin e votës së VLEN-it me atë të Levicës dhe LSDM-së.

Në një status publik, Adili Emini e ka cilësuar kontradiktore kërkesën për votat e Levicës dhe LSDM-së mbi baza nacionale, ndërsa më pas VLEN-in ta akuzojnë si koalicion.

“Të kërkosh votat e Levicës e LSDM-së mbi baza nacionale, dhe më pas të akuzosh VLEN-in si koalicion, është kontradiktore dhe nuk ka asnjë sens politik”, ka shkruar deputetja.

Ajo ka theksuar se vota nacionale dhe vota qytetare janë dy koncepte që nuk mund të bashkohen.

“Dy gjëra të kundërta nuk bashkohen. Ose kërkon vota me bazë nacionale, ose vota qytetare”, përfundon reagimi i saj.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

DARKO KOSTOVSKI 1
Lajmi i mëparshëm

Kostovski ndërhyn në lagjen Shkup Veri, lirohen parkingjet publike të uzurpuara: “Nuk ka privatizim të hapësirave publike!”

osmani ne oxford kosova meriton ze te barabarte ne arenen nderkombetare 6ae8614561616
Lajmi i radhës

Osmani në Oxford: Kosova meriton zë të barabartë në arenën ndërkombëtare

Të fundit nga

ShkoLartë