Osmani në Nju Jork: Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut dhe takimi me vendet e Ballkanit Perëndimor

September 18, 2023
1 minut lexim

Në kuadër të pjesëmarrjes në Debatin e Përgjithshëm të nivelit të lartë në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Afrikës së Jugut, Greis Naledi Mandisa Pardon, do të nënshkruajnë Komunikatë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut. Kjo do të hapë mundësi për thellimin e llojeve të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Njëherazi, në agjendën e sotme është paraparë që Osmani të marrë pjesë në takim pune me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Antonio Tajani. Takimi mbahet në kontekst të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal.

Përveç këtyre ngjarjeve, sot Osmani do të marrë pjesë edhe në takimin e quajtur “Kërcënimi për shëndetin dhe sigurinë publike nga drogat sintetike përmes bashkëpunimit global” me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken. Me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, do të marrë pjesë në shënimin e 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për çfarë flasim më shumë në telefon me mamatë tona?

Story i radhës

Mourinho: Goli i Lukakut nuk ishte i rëndësishëm për mua

Të fundit nga

ShkoLartë