Osmani në Bruksel, në takim urgjent me ministrat e Jashtëm të NATO-s

March 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot udhëton për në Bruksel ku do të merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të Jashtëm, i cili do të mbahet në selinë e Aleancës.

Në takim do të diskutohet për situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë pas invazionit ushtarak rus, si dhe implikimet më të gjera mbi sigurinë euroatlantike. Gjithashtu, do të diskutohen për masat dhe aktivitetet që i ndërmerr Aleanca për mbrojtjen e territorit dhe garantimin e sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, si dhe mbështetjen për Ukrainën.

Ministri Osmani do ta shfrytëzojë prezencën në takimin e Këshillit Veriatlantik të NATO-s për të realizuar edhe disa takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas dëshmive në SPAK, Subashi paditet penalisht nga PD

Story i radhës

Shaqiri: SHBA, partner i rëndësishëm në modernizimin e arsimit në vend

Të fundit nga

ShkoLartë