Duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë Qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit tonë evropian, publikoi ministri i Punëve të Jashtme. Bujar Osmani në Fejsbuk.
Konsultimet e numërta po zhvillohen sot në atmosferë mjaftë pozitive, ku në mënyrë të detajuar analizohet propozimi francez.
“Grupe dhe individë të ndryshëm fokusohen në çështje thelbësore që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për procesin e ardhshëm të negociatave: Gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e Bashkimit Evropian, e formuluar qartë dhe pa asnjë vërejtje apo shpjegim të specifikuar në kornizën e negocuese; Protokolli, si dhe pjesa që i referohet çështjeve historike, mbeten në sferën e marrëdhënieve bilaterale dhe nuk janë pjesë e kornizës negociuese; Miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë!, shkruan në Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.
Procesi i konsultimit, shton ai, vazhdon mes Qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë, pas së cilës Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar.