osmani me lajcakun biseduam per zhvillimet e fundit dhe per procesin e dialogut 65e2e54cb1dd0

Osmani: Me Lajçakun biseduam për zhvillimet e fundit dhe për procesin e dialogut

March 2, 2024
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Miroslav Lajçak, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë.

“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj zyrtare në “X”.

Të premten, edhe Lajçak ka publikuar një fotografi së bashku me presidenten Osmani, ku edhe ai ka theksuar se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, dhe për zhvillime e fundit në veri.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1deri më 3 mars.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

policia rrugore vazhdon kontrollet sanksionohen 30 persona ne tetove dhe gostivar 65e2e497783b0
Story i mëparshëm

Policia rrugore vazhdon kontrollet, sanksionohen 30 persona në Tetovë dhe Gostivar

deri ne 16 grade fundjave e ngrohte ne maqedonine e veriut 65e2e55253b71
Story i radhës

Deri në 16 gradë – fundjavë e ngrohtë në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë