Osmani me armë në dorë, njofton për vizitën në kompaninë për prodhimin e tyre në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot kompaninë për prodhimin e armëve në Karlovac të Kroacisë, HS Product, raporton Express.

Fotografi nga kjo vizitë ka publikuar vetë Osmani, ku shihet me armë në dorë.  

“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci”, ka shkruar Osmani, sipër fotografisë.

Ndryshe, Osmani po qëndron që nga dje në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Dje, ajo është pritur në takime nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic . Kryeministri Andrej Plenkovic dhe Kryetari i Parlamentit, Gordan Jandroković .

Story i mëparshëm

Kosovës nuk i lejohen më hapa fals

Story i radhës

Maqedonasi “që përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames”, merret sërish në pyetje nga SPAK

Të fundit nga