Osmani kujton 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan: Synimi i forcave kriminale ishte shfarosja e shqiptarëve

1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serbe  vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve.

Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi.

Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Putin nuk duhet të fitojë luftën

Story i radhës

Ja kur do të dalë modeli i ri i Porsche 911

Të fundit nga