Porsche planifikon të bëjë revolucion në botën e veturave.
Lansimi i modelit të ri hibrid parashihet të ndodh së shpejti.
911 do të jetë në treg për adhuruesit e saj.
Ikona e veturave sportive e ka zbuluar edhe datën.
28 maji do ta dërgojë gjigandin gjerman të veturave në një epokë tjetër.
Marka gjermane e ka zbuluar se hibridi e kalon pistën e Nordschleife për 7 minuta e 16.9 sekonda.
Zëvendëspresidenti Frank Moser, tha se kjo po ndodh për herën e parë në histori.
“Për herë të parë në historinë 61 vjeçare të modelit tonë ikonë, ne po instalojmë një sistem hibrid në të”, tha ai.
Detajet e motorit hibrid janë ende të panjohura.
Porsche ka deklaruar se synon performancën, e jo efikasitetin.
Burimi: botasot.info