Osmani: Inkurajojmë përpjekjet e Turqisë për të ulur në tavolinë Rusinë dhe Ukrainën

1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, pas vizitës në Stamboll tha se ai vlerëson përpjekjen e Turqisë për të ulur palët në tavolinë mes Rusisë dhe Stambollit. Ai tha se po bëhen përpjekje maksimale nga Stambolli për të pasur një takim tjetër pas atij të një muaji më parë.

“Inkurajojmë përpjekjet e Stambollit për të ulur palët në tavolinë mes Ukrainës dhe Rusisë. Njëherë veçmë i kanë ulur palët në tavolinë, tani po bëjnë përpjekje të reja për t’i ulur sërish. Gjithmonë jemi për paqe dhe për të ndalur luftën dhe këto përpjekje të Stambollit janë gjithmonë të mirëseardhura”- tha Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alternativa zgjedh kryesinë qendrore të partisë, Zejdi nuk është askund

Story i radhës

​Kombëtarja Kosovës (femrat) në basketboll kërkon sukses në Kampionatin Evropian

Të fundit nga