Osmani : Emërimi i konsullit në Nju -Jork është spekulim për të defokusuar vëmendjen

February 17, 2022
1 minut lexim

A ka emëruar vërtetë qeveria e Republikës së Maqewdonisë së Veriut një 28-vjeçare për konsull në Nju-Jork të SHBA-ve? Në një intervistë ekskluzive për kdpolitik.com, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i pyetur për njoftimet lidhur me emërimin e përfaqësuesve diplomatikë të vendit, veçmas me atë të konsullit të RMV-së në Nju Jork ka thënë se fjala është për spekulime dhe të pavërteta, të liferuara për të defokusuar vëmndjen.

“Njoftimet për ambasadorët dhe konsujt kur propozohen nga Qeveria, deri sa të konfirmohen nga vendi mikpritës, konsiderohen si informacione konfenciale. Prandaj nuk mund të komentoj asnjë informacion dhe asnjë emër , në këtë fazë të konfidencialitetit me ligj, por ajo që mund të them është se në Nju-Jork ne kemi konsull gjeneral i cili është diplomat karriere dhe të cilit ende nuk i ka përfunduar mandati. Prandaj do i komentoja si spekulime të gjitha këto vlerësime që po bëhen në opinion’’, tha Osmani.

Ai bëri të ditur se aktualisht kanë mbetur edhe shtatë pozicione ambasadorësh që duhet të plotësohen, ndërkohë që rikujtoi se që kur ai është në ballë të Ministrisë së Jashtme janë dërguar diku mbi 15 ambasadorë.

“Përveç atij në Romë, të gjithë të tjerët janë diplomatë karriere”, tha Osmani për KDP.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjistrohen 1.117 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Story i radhës

Atletico Madrid nuk po kalon sezonin më të mirë

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë