Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka folur direct nga Brukseli.
Ai ka thënë se kjo është një ditë historike dhe është data të cilën e kanë pritur me gjenerata të tëra.
“17 vite pritje të kësaj date për të filluar fazën e fundit të integrimit në Bashkimin Evropian. Është kjo sot ditë historike për vetë Bashkimin Evropian, për Ballkanin Perëndimor por në veçanti për Maqedoninë e Veriut, e cila nga sot fillon t’i numëron ditët drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ai ka njoftuar se sot në konferencën e parë ndër qeveritare u miratua korniza negociuese dhe sot filloi skriningu me Bashkimin Evropian.
“Është kjo periudhë e domosdoshme e procesit të bisedimeve që do të zgjatë rreth 14 muaj dhe pastaj fillojmë hapjen dhe mbylljen e kapitujve drejt anëtarësimit të plotë. Nga sot, Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian, drejt politikave të BE-së, qasjes në fondet e BE-së, në ato politika të cilat i ndajnë vendet anëtare të këtij Unioni”, deklaroi Osmani.
Në fund, ai uroj qytetarët të cilët u besuan në këtë rrugëtim të vështirë
“Dua t’u uroj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe t’ju uroj sukses në këtë mision të përbashkët për të bërë vendin pjesë e Unionit më të suksesshëm në historinë e njerëzimit atë të Bashkimit Evropian”, shtoi ai.
https://www.facebook.com/portalindeks/videos/575896097561470