Osmani: Diplomacia parlamentare vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

May 31, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Japoni, pati takime të ndara me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hirojuki Hosoda dhe me kryetaren e Dhomës së Këshilltarëve, Santo Akiko.

Në takime, bashkëbiseduesit iu referuan marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, me theks në bashkëpunimin ndërparlamentar. U konstatua se ka potencial të madh për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativëve, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.

Njëkohësisht, u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, posaçërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze.

Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Mancini publikon listën për ndeshjen me Argjentinën

Story i radhës

Kanadaja propozon ngrirje të pronësisë për pistoleta

Të fundit nga

ShkoLartë