Osman Geci: Kam ardhë me dekë daja me ju

May 12, 2022
min lexim

“Kam ardhë me dekë daja me ju, nipash”, ende jehon në Prekaz e përjetë do të jehojë kjo fjalë e dajës Osman Geci, fjalë që ua tha nipave të tij Adem e Hamz Jashari në oborrin e kullës së Jasharve kur mbërrini në Kullë me u dalë zot nipave që ishin rrethue prej ushtarëve e policëve serbë në fillim Mars 1998.

Osman Geci, daja i herojve Adem e Hamz Jashari u vra në luftë në oborrin e Kullës së Jasharëve duke luftuar me u dalë zot nipave të tij.

Ai e ngriti dhe lartësoi deri në qiell institucionin e dajës duke mbetë përjetë në histori e në këngë si shembull e model frymëzimi e krenarie.

Në emisionin dokumentar Dosje të hapura të RTSH për Ministrin e vrarë të Kosovës kolonel Ahmet Krasniqi, (të cilit i kanë ngritë meritueshëm shtatore në Vushtri, por jo në Prishtinë ku ai ka hise më shumë se shumëkush tjetër, dhe në pllakën treguese nuk e kanë shkrue fjalën Ministër por kolonel, kur ai është vrarë si Ministër i mbrojtes i Kosovës dhe nuk është vrarë pse ishte kolonel…), emision ku u shkep te folë luftash gjenerali Kudusi Lame, te zbukurue e zmadhue sa e bëri tri metër bishtin e dhelprës, ku u shkep duke nënçmue e përbuzë “ata kosovarët” Fatos Klosi, u shtuan nga kreu i LPK-së të vrarët e familjes së Adem Jasharit, nga 20, ia vranë edhe tetë pjestarë të tjerë dhe UÇK e qershor – korrikut 1998 e bënë 37 – 38 mijë luftëtarëshe…

Pse ia shtojnë të vrarët Familjes Jashari… A nuk na mjaftojnë 20 jetë të kësaj familje që u flijuan për lirinë e dinjitetin tonë.

As pas çerek shekulli njerzit e LPK nuk e dinë se sa njerëz të familjes Jashari janë vra në luftë, ndonëse Adem Jasharin e abuzojnë duke e shpallë edhe komandant të UÇK. Nuk ia dinë sa të vrarë ka në familje Komandanti…

20 pjestarë i janë vrarë familjes Jashari në betejën e fillim Marsi 1998 në shtëpinë e oborrin e saj. Numrin 20, e bëjnë 28. Pra me padije a me dije ia vrasin edhe tetë njerëz familjes Jashari.

28 të vrarë ia bëjnë famijes Jashari, ndersa 54 gjithsej janë të vrarë në Prekaz, thotë LPK. Thonë të vrarët janë të UÇK, thonë janë vrarë duke luftuar përkrah me familjen Jashari, duke ndimuar familjen Jashari.

58 a 59 të vrarë gjithsej janë në Prekaz. 34 a 35 njerëz veç atyre që janë vra në Familjen Jashari janë vrarë mizorisht prej serbëve nëpër shtëpitë e oborret e tyre. Kur dy dekada pas lufte ka kaq shumë pasaktësi e fallsifikim, ne presim të ketë saktësi për luftën partizane të 1944 ku thonë se janë 28 mijë dëshmorë, por me emra janë 4 mijë e të tjerët nuk kanë as emër as varr…

Për ata që thonë se UÇK i shkoi në ndihmë Familjes Jashari, duhet kujtuar se deshmitarë të kohës nga Familja Jashari thonë se tre vetë janë vra duke ndihmuar e luftuar krah familjes Jashari, daja i Adem e Hamz Jasharit, Osman Geci që ka shkue me u dalë zot nipave të tij, duke e lartësue institucionin e dajës që vdes për nipat dhe dy kurshërij të tjerë, Faik Jashari e Ali Jashari.

23 vetë janë vrarë në Kullën e oborrin e Familjes Jashari, 20 të vrarë janë anëtarë të Familjes së Adem e Hamz Jasharit dhe këta tre të tjerët, daja i tyre dhe dy kurshërij që kanë ardhë me u dalë zot. Edhe Isak Halili është vrarë duke u afrue te familja Jashari me i dalë zot.

Asnjë tjetër as UÇK as LPK as LKÇK as nga Komiteti Qendror i PPSH a PKSH i Tiranës as nga Zvicra as nga Gjermania as nga Suedia e Norvegjia as nga ambasada shqiptare në Beograd… nuk i ka dalë zot Familjes Jashari e cila iu bë kurorë lirisë së Kosovës.

Kam ardhë me dekë daja me ju nipash, ende jehon në Prekaz e në Kosovë kjo fjalë e dajës Osman Geci, fjalë që ua thotë Ademit e Hamzit.

*

Në emision për ministrin e vrarë Ahmet Krasniqi kreu i LPK-së tha tha se në verë 1998 UÇK ka qenë 37 a 38 mijë luftëtarëshe…

Mendoj se është fyerje e rëndë që u bëhet shqiptarëve në Kosovë. Edhe lopë po të ishin 40 mijë e jo njerëz, ushtarë të UÇK, do të kishin bërë më shumë qëndresë, do të kishin luftuar me brina dhe nuk do të kishin lejuar të shpërngulej prej serbëve me bilbila një popullsi rreth një milion banorë prej shtëpive të tyre, të endeshin maleve e përrejve të Kosovës e të dëboheshin për Shqipëri e Maqedoni.

Po të ishin 37 a 38 mijë ushtarë në UÇK kurrë nuk do të masakrohej ashtu siç u masakrua Kosova, kurrë nuk do të guxonin serbët të përdhunonin gratë e motrat shqiptare.

Duke rritë fiktivisht numrin e ushtarëve të UÇK vetëm e shëmtojmë UÇK dhe popullsinë shqiptare. Mendoj se nuk i bën nder UÇK fallsifikimi i numrit e zmadhimi i numrit të ushtarëve sepse veç poshtrohet UÇK, poshtrohen shqiptarët pasi nuk ka pasë Serbia në Kosovë më shumë se 40 mijë ushtarë e milice serbë.

Nuk e di se si një ushtri 37 a 38 mijë luftëtarëshe mund të shpartallohet e të dëbohet dhe ta lëshojë vendin aq lehtë me jehona e me bilbila magjypsh…, nuk e di si mund të shkrihet si kripa në ujë një ushtri 38 mijë luftëtarëshe…

Vetëm nëse bëhet fjalë për atë UÇK që e zmadhoja dhe zbukuroja unë përditë në Radio Kukësi, në të cilën shtoja ushtarë, vrisja serbë e bëja naming…

Ose nëse bëjnë fjalë që të shpikin sa më shumë veteranë për vota si në Shqipëri që ka vetëranë të Luftës së dytë botërore 50 – 60 vjeçarë…

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Media zvicerane zbulon emrat: Dy pasardhësit e mundshëm të Putinit janë gati

Story i radhës

​Disa lagje në Prishtinë do të mbeten pa furnizim me ujë

Të fundit nga

ShkoLartë