Orgez Bunjaku braktisë Zvicrën për të luajtur për Kosovën

March 22, 2022
1 minut lexim

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Orges Bunjaku ka vendosur që nga sot e tutje ta përfaqësojë Kosovën në futboll.

Ai ka qëndruar sot në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi. Në këtë takim është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave. Megjithatë, tani ka vendosur ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.

Presidenti Ademi e ka përgëzuar Orgesin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Ndërkaq, Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij. Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritje e lehtë e numrit të infektuarve nga KOVID-19

Story i radhës

Arabella i heq të gjitha, pozon e zhveshur

Të fundit nga

ShkoLartë