Oracle është duke hetuar algoritmet e TikTok dhe politikat e moderimit të platformës në përpjekje për tu siguruar se nuk ka ndërhyrje nga shteti Kinez.
TikTok është në proces të zhvendosjes së të gjitha të dhënave të përdoruesve Amerikanë në shërbimin cloud të Oracle në SHBA.
Auditi i Oracle ka nisur javën e kaluar pasi TikTok filloi të kanalizonte trafikun e ri të përdoruesve nëpër sistemet e gjigantit cloud.
Axios raportoi se Oracle është duke hetuar aplikimin e modeleve të menaxhimit të përmbajtjeve nëse janë manipuluar në një mënyrë apo tjetër.
Në 2020-ën administrata Trump u përpoq të impononte një shitje të TikTok tek një kompani Amerikane. Ish presidenti dha dritën jeshile për blerjen e operacioneve të TikTok në SHBA nga Oracle dhe Walmart por nuk u realizua.
TikTok mbajti pronësinë e aplikacionit ndërsa masa të rrepta u aplikuan kryesisht për detyrimi ne platformës të jetë sa më transparente. /PCWorld Albanian