Opozitë e çoroditur

February 17, 2022
min lexim

Një seancë e veçantë mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, për hir të ditës së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast edhe presidentja e nderuar zonja Vjosa Osmani, mbanë një fjalim të rastit, e cila përveç tjerash përmendi dhe sakrificat e këtij populli dhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë arritëm deri te kjo ditë e bekuar.

Ndër të tjera edhe kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, paraqiti një fjalim të veçantë, duke ia kushtuar ditës më të lumtur të këtij populli, po ashtu kryeministri përmendi edhe të arriturat e qeverisë aktuale dhe ballafaqimin e saj me sfidat e llojllojshme, të cilat edhe në kohë paqe i kanë përkushtimet dhe sfidat e veta.

Dhe pas fjalimeve të kryeministrit fillon një zhurmë e pa kontrolluar e opozitës në sallën e Kuvendit, dhe sikur me një marrëveshje paraprake dhe të organizuar opozita e lëshojnë sallën e Kuvendit, kinse kryeministri po i ofendonte me fjalimet e veta, përmes secilës po bëhet një padrejtësi ndaj opozitës, të cilët nuk mundën të i nënshtrohen kësaj norme të kryeministrit Kurti.

Sikur të ishte një seancë rëndomtë, apo e ditëve tjera, ndoshta nuk do ua shihnim për të madhe kësaj opozite, të cilët janë bërë si fëmijët llastuar, por pse sot, mu në këtë ditë dhe seancë të veçantë në ditën e Pavarësisë së Kosovës, opozita e lëshon sallën e Kuvendit.

Çfarë domethënie dhe rroli do të kishte kjo opozitë shqiptare, me thënë opozitë e çoroditur, ndoshta është pak në krahasim me gjitha ato skandale dhe arrogancën që po e tregon gjatë këtij mandati, kur nuk është në gjendje ta kontrollojë dhe ta këshilloj vetveten, dhe po të kishte një logjikë të shëndoshë, nuk do e krahasonte vetën me listën Serbe, e cila nuk kishte marrë pjesë fare në këtë seancë, sepse është e dirigjuar dhe e këshilluar nga Vuçiqi dhe Beogradi.

Sot ishte një ditë e veçantë, 14 vjetori i Pavarësisë së shtetit të Kosovës, është ditëlindja e shtetit të pavarur të këtij vendi, dhe nuk është ditëlindja e kryeministrit Kurti, dhe mu për atë opozita, do duhej të qëndronte në sallën e Kuvendit, jo për hir të Kurtit dhe as të ndonjë autoriteti tjetër, por për hir të kësaj dite të veçantë të shtetit të Kosovës.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj arrogance opozitare, e cila po paraqitet e shkëputur dhe e përçarë me pozitën, dhe kurrgjë më shumë nuk po vepron se sa Lista Serbe, duke i emituar praktikat dhe politikat e tilla ndaj qeverisë dhe shtetit të Kosovës.

Në përgjithësi është kjo gjendje së cilës i referohemi kur bëhet fjalë për çështjet madhore për shtetin e Kosovës, që udhëhiqet nga logjika e shëndoshë e përfitimit dhe mirëqenies, por jo nga konceptet dhe politikat e gabuara, që mund të përdoren si krijim modelesh dhe qëllimesh personale, të frymëzuara nga arroganca dhe me përmbajtje kriminale, pasojat e të cilave i pësoi ky popull i pa fajshëm nën lëkurën e vet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kancelari gjerman kërcënon Rusinë me sanksione

Story i radhës

Grubi: Zëri i Kosovës për liri ishte jehonë që dridhi themelet e ndërgjegjes kombëtare dhe ndërkombëtare

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë