Martin Berishaj, është i nominuar ambasador i Kosovës, në Kroaci, i cili kohën e fundit akuzohet nga opozita kosovare se është i implikuar në një skandal financiar, për të cilin kanë raportuar edhe mediat sllovene, por domethënja bazë e shkakësisë së këtij skandali, sipas të cilit çdo element i një organizimi të tillë bëhët sipas marrëdhënies së opozitës mes të tërës, për ta njollosur qeverinë Kurti.
Ambasadori Martin Berishaj, ka shtetësi kosovare dhe sllovene, i cili është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe në fakultetin e Arteve në Lubjanë, muar titullin Master dhe Doktor i Shkencave Politike. Dr. Berishaj, ka qenë kryetar i Partisë së parë shqiptare në Slloveni, «Unioni Demokratik i Kosovës», dhe ishte një ndër politikanët shqiptar që kishte marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Sllovenisë, në vitin 1990.
Sëcili shqiptar duhet ta njoh mirë biografinë dhe historinë e Martin Berishajt, veprimtarinë e tij të bujshme në shërbim të kombit të vet, si një intelektual i viteve të 8o-ta dhe 90-ta, i cili jep shembullin më të mirë të një veprimtari të çështjes kombëtare, me një energji dhe potencial të aftë që ta modifikojë realitetin e gjërave, me një vullnet që përcakton qëllimet dhe aftësi që zotëron edhe forcën për ti arritur këto qëllime.
Zotëri Martin Berishaj, i mohon akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se është i pa fajshëm, i cili mund të jetë vetëm një viktimë në mes dy rrymave politike, të asaj sllovene dhe asaj kosovare, të cilat në një mënyrë kanë qëllime të errëta për këtë politikan shqiptar dhe për përcaktimin e një drejtimi që i takon, si një anëtar i kryesisë së LW, dhe i cili në këtë rast nuk është se po e dëmton imazhin e Kosovës, në instancat ndërkombëtare, por qëllimet e opozitës kosovare janë të atilla, që qeverinë Kurti, ta përkthejnë në tensione dhe të pa aftë, për ta nënçmuar si jo funksionale.
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i akuzuar se ka të bëjë kundërligjshëm me një skandal financiar, por pa ndonjë arsyetim të bazuar në argumente dhe prova bazike, nuk mund të shkarkohet nga pozita e ambasadorit, për derisa, akuzat janë vetëm cicërima dhe shantazhe të opozitës kosovare, të cilat i vërsulen Martinit, përshkak të inatit të qeverisë së Albinit.
A mund të çlirohet ndonjëherë kjo shoqëri e jona e Kosovës, nga elementet e krimit të organizuar, nga pasojat e korrupsionit , nga format e nepotizmit klanor, nga bajraktarizmat partiak, dhe shumë e shumë lloje të kësaj natyre primitive dhe shkatërruese, që e sjelljen Kosovën, në një gjendje të tillë të pa lakmueshme ekonomike dhe politike.
Opozita e sotme e Kosovës, me PDK, LDK dhe AAK, shumë pak interesohet për gjendjen e qytetarëve të vendit vet, dhe rroli i saj është shumë i thjeshtë, ku ora e tyre nuk është më larmia tenderave milionshe e përfitimeve, por sikur janë të bashkur gjithë njëzëri të gjejnë formulën e mundshme, që të kthehen edhe njëherë në pozicionin e mëhershëm, apo Albin Kurtin, ta rrëzojnë bashkë me qeverinë e tij, sepse qeveria Kurti, është ajo e cila ua caktoi vendin e merituar.
Është padyshim një fitore e madhe nëse tensionet shoqërore mund të nxirren në pah dhe të shmangen më lehtësisht gabimet apo të metat e pushtetit, por asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të dyshojë me rëndësinë e arritjeve të deritanishme të qeverisë Kurti, nëse e marrim dhe e krahasojmë me qeverisjet e kaluara, të cilat kanë lënë histori të dhimbshme të krimit dhe korrupsionit.
Në shumë vende demokratike opozita do të kishte rrolin e vet shumë të rëndësishëm për të vepruar dhe trajtuar shumë çështje në parim dhe ato, të cilat janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj pretendimeve gllabëruese të pushtetit ekonomik dhe politik të shtetit të vet, duke përdorë metoda të sakta dhe formula efektive.
Në Kosovë, do të ndodhte e kundërta, kur opozita e humb vlerën e vet dhe ndikimin e saj, duke u kthyer në antivlera, që afirmojnë mungesën e favorshme, duke lozur me fatin e populllit, dhe deri më tani vendi jonë, sikur akoma nuk e ka marrë formën e një shteti praktik dhe të kuptimtë, që së paku të mbajë një përgjegjësi për mirëqenjën e popullit të vet.
Duhet t’ia shtojmë edhe këtë se, një pjesë e madhe e kësaj opozite (me një përjashtim të vogël) sikur e kanë humbur arsyen e tyre, shkaku se nuk janë mësuar ta shohin vetën në opozitë, të cilët me sjelljet e tyre primitive dhe arrogande, sikur e humbin kuptimin dhe rrolin e vet opozitar në ecurinë e një Kuvendi të mirëfilltë, duke e ndjerë vetën sikur të nënshtruar nga dikush tjetër.
Kush është opozita e sotme në Kosovë, së cilës i prinë PDK, LDK, dhe AAK, duke ndjekur edhe vijën e Listës serbe, me qenëse kjo e para e ka një bagazh të përvojës së hidhur në lojën e sëcilës kanë hyrë edhe partitë tjera, për të kompletuar realitetin e «madhështisë « së tyre që ia sjellën vendit me pushtetin e tyre të instaluar me korrupsion, dhe me krim të organizuar, si edhe me shumë prapavija të tjera të mistershme, që shkojnë në ndarjen e Kosovës, dhe sot bëjnë përpjekje për të mbijuar dhe për të krijuar hapësirë brenda një ekzistence ndërvepruese, pa u ndjerë fare fojtorë dhe të turpëruar.
Asnjë shtet, por në këtë rat as Kosova, nuk e përfaqëson madhështinë e vet pa një organizim të pushtetit, që do të bëhët shërbëtore dhe do të kujdeset për mirëqenjen e popullit të vet, i cili e ka ngritë në këtë funksion për t’a brojtur dhe për t’u kujdesur për jetën e tyre shoqërore, por pa shpërdoruar vlerat dhe tërësinë e kësaj qenje njerëzore.
Nxitimi ndjellakeq i opozitës në Parlamentin e Kosovës, që po vrapon të zbrazët me gjithë mllefin e akumuluar, vetëm pse i ka ndërruar rrolet në Kuvend me pozitën e tanishme, dhe përpjekja e tyre për të penguar punimet e këtij Institucioni, është më tepër se një ligësi e njerëzve që energjitë e tyre i shfrytëzojnë në këtë mënyrë dhe pa ndonjë kauzë progresi, por vetëm për ti bërë keq këtij populli dhe këtij vendi, të cilët nuk shkojnë më largë se në një pikë, që rrezullton me një ndërgjegje të llojit primitiv, duke treguar rënien e përgjegjësisë e njeriut të vetëdijshëm, apo e atyre që Kosovën e degraduan me këtë gjendje të pa lakmueshme.
Para së gjithash , ne duhet të krijojmë ide që të tejkalojmë krizat e kësaj shoqërie, të cilat janë të pa arsyeshme dhe i kemi mundësitë që ti tejkalojmë ato çfarëdo qofshin, falë lirisë dhe demokracisë së vendit tonë dhe duke pasë parasysh, se nuk na ndanë shumë kohë që jemi dalë nga lufta, e cila ka lënë shumë trauma në shpirtin e njerëzve të këtij vendi, dhe pasojat i kemi para syve, por nganjëherë, sikur nuk po i vërejmë nga vërbimet lakmitare për pushtet.
Do të ishte absurde dhe e pa arsyeshme të flasim për diçka, e cila është në hapat e parë të ecjes dhe udhëheqjes, sikur tani qeveria Kurti, por mund të nxjerrim në pah disa elemente të rëndësishme të saj, imazhi i sëcilës është përpjekja për të shprehur guximin dhe synimin e një imazhi të ri për Kosovën, si prioritet, që do të kishte tiparin e një pushteti të mirëfilltë, që i përgjigjet domethënjës së ekzistencës së kësaj shoqërie njerëzore, nga një vendosmëri e sinqertë dhe e përshtatshme për të zbutë vrazhdësinë e dukurive negative, që kanë zënë rrënjë në pushtetët e mëhershme në këtë vend.