Ramush Haradinaj në takimin e djeshëm të krerrëve të opozitës me Kryeministrin Albin Kurti u largua demonstrativisht, ngjadhëm si Lista Serbe nga institucionet e Kosovës.
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, pas takimit thanë se kryeministri nuk u tregoi asnjë plan për tejkalimin e situatës së tensionuar në Veri të Kosovës. Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir abdixhiku, u shprehën se Albin Kurti nuk duhet t’i prish marrëdhëniet me partnerët tanë SHBA-të dhe evropianë.
Kryeministri Albin Kurti, këtë takim e quajti shumë të mirë dhe deklaroi se me partnerët tanë strategjikë i kemi shpeshtuar takimet dhe koordinimin.
Opzita e sotme në Kosovë me kritikat ndaj Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, me organizimin dhe mbështetjen e grevës së veteranëve të rrejshëm, dhe të grevës së mësimdhënësve, si edhe me indiferentizmin e saj ndaj situatës konfliktuoze në Veri të Kosovës, i dëshmuan synimet e tyre për rrëzimin e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, me shpresë që kjo opozitë mjerane të vijë në pushtet, pa e lodhur mendjen për forcimin e shtetit të Kosovës.
SHBA-të dhe BE-ja kërkojnë nga Kosova zhbërjen e korrupsionit. Albin Kurti dhe Qeveria e tij i ka thënë stop korrupsionit dhe po përgatit reformat ligjore për të luftuar korrupsionin, ndërsa opozita në Kosovë e tëra është vënë në mbrojtje të tradhtisë, vëllavrasjeve politike për pushtet, vrasjes së gazetarëve, dhe hajnisë milionëshe në 20 vitet e kaluara.
Qeveria e Albin Kurtit po i del zot denjësisht Kosovës dhe po e udhëheq Kosovën me duar të pastra brenda e ndërkombëtarisht, e jo me tradhti, vëllavrasje për pushtet, me tradhti, me korrupsion dhe me hajni.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij me reformat në drejtësi, prokurori, gjykata, me Vetingun dhe me Byronë për verifikimin dhe konfikimin e pasurisë po i zbatojnë me përpikmëri kërkesat e miqve tanë ndërkombëtarëe.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma në njërën anë po trumbetojnë se Kosova duhet të bashkëpunojë dhe të konsultohet me SHBA-të dhe me shtetet mike të Evropës, por nga ana tjetër e kundërshtojnë fuqishëm luftën që ka nisur Albin Kurti dhe Qeveria e tij kundër tradhtisë, hajnisë dhe korrupsionit.
Idriz Morina – Kryeredaktor i “Bota Sot”, Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i Shik-ut, Prof Dr, Enver Bytyçi, studiues dhe analist, Idriz Zeqiraj, Prof. Binak Maxharaj, Prof. Sulejman Mehazi dhe shumnë gazetarë intervistues, opininistë, analistë dhe studjues njohës së çështjes mbarë shqiptare, të huaj dhe shqiptarë, në vazhdimësi nëpërmjet shkrimeve argumentuese e dëshmuese janë duke e demaskuar opozitën e sotme në Kosovë, për tradhtinë, vëllavrasjet për pushtet, për vrasjen e gazetarëve, për keqqeverisjen, hajnitë, korrupsionin dhe pasurimin milionësh gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.
Opozita e sotme në Kosovë, e vetëdijshme për keqqeverisjen e saj 20 vjeçare me demagogji e mashtrime, e frikësuar gjer në palcë se domosdo do të ballafaqohet me ligjin për tradhtitë, hajnitë dhe pasuritë e tyre milionëshe të krijuara në mënyrë korruptive, po mundohet votuesve në Kosovë, në diasporë dhe në mërgatë tu hedhën pluhur syve, me shpresë se do të rikthehet në pushtet, jo për të mirën e Kosovës, por vetëm për ta mbrojtur veten e vet.
Opozita e sotme në Kosovë, nuk u reformua aspak, por mbeti e ngujuar në pozicionet e vjetra të instaluara nga tradhtarët Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, duke e mashtruar veten dhe duke i mashtruar votuesit në Kosovë, në diasporë dhe në mërgatë, që kjo opozitë e dështuar e tradhtare sërish të kthehet në pushtet.
Opozita e sotme në Kosovë nuk mund të kthehet kurrë në pushtet pa u distancuar nga e kaluara që ia nxiu jetën popullit të Kosovës, që ia humbi shpresat rinisë dhe që është shkaktare e migrimit të qindra mijëra të rinjve nga Kosova.
PDK-ja, nuk do të kthehet kurrë më në pushtet pa u distancuar nga e kaluara e zezë e kohës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlota Çitakut, Enver Hoxhajt dhe e të tjerëve si këta në udhëheqësinë dhe anëtarësië e saj.
Pa u nxjerrë para ligjit keqpqedoruesit e Fondit “Vendlindja Thërret”, para që i ndanin nga goja e tyre mërgimtarët tanë për UÇK-së, e që i vodhën e shpërdoruan Klani i ROGNER-it me më krye Hashim Thaçin.
Pa e marrë dënimin e merituar të gjithë urdhërdhënësit dhe kryerësit e vëllavrasjeve politike për pushtet, e vrasjeve të gazetarëve dhe për pasurim të jashtëligjshëm.
LDK-ja, nuk do të kthehet kurrë më në pushtet pa u distancuar nga Isa Mustafa, Skender Hyseni, Avdullah Hoti, Edita Tahiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu e të ngjashëm si këta në udhëheqësinë e kësaj partie dhe në anëtarësinë e saj.
Pa e hequr Isa Mustafën si kryetar nderi të partisë, këtë akademik mynafik që e fshiu frymen rugoviane të LDK-së dhe u bë pjesë e qeverisjes së PAN-it.
LDK-ja me në krye Isa Mustafën, pa këmbëngukur në zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së, e përqafoi PDK-në për të qeverisur dhe për tu pasuruar.
LDK-ja nuk do të kthehet kurrë më në pushtet, pa i nxjerrë para ligjit keqpërdoruesit e “3%” që mërgimtarët tanë i ndanin nga goja për ta ndihmuar UÇK-në.
AAK-ja, nuk do të kthehet kurrë më në pushtet, pa u larguar Ramush Haradinaj- kryetari i saj, ndaj të cilit rëndojnë akuza të shumta korruptive, të dëshmuara edhe në Raportin e Inteligjencës së KFOR-it amerikan, të NATO-s dhe në Raportin e “Freedom House”.
Ramush Haradinaj milioneri i pasluftës dhe keqqeverisësi që ia fali Malit tëzi 8 mijë e 200- hektarë bjeshkë të Kosovës.
Nisma, nuk do të kthehet kurrë më në pushtet, pa u larguar Fatmir Limaj, kryetari i saj, ndaj të cilit rëndojnë akuza të shumta për keqqeverisje dhe korrupsion.
Kryeministri Albin Kurti, më 8 nëntor 2022, pati takim në Kryeministri me krerët e opozitës, me Memli Krasniqin nga PDK, me Lumir Abdixhikun nga LDK dhe me Ramush Haradinaj nga AAK.
Ramush Haradinaj – kryetar i AAK-së, për ta faktorizuar veten bëri shoun e tij të radhës duke u larguar nga ky takim, ngjashëm si Lista Serbe që po largohet nga institucionet e Kosovës.
Ramush Haradinaj, deklaroi se, “U detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjerata dhe nuk sqaronte se pse i ka prishur raportet me Amerikën dhe pse nuk po kthehet t’i realizojë kërkesat e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishen raportet me aleatin kryeosr të sigurisë”.
Memli Krasniqi-kryetari i PDK-së pas takimit, deklaroi se, “Isha i interesuar të dëgjoj planet, nuk mund të them se dola me një siguri të madhe se Qeveria e di ku është duke shkuar dhe çka duhet të bëjë për ta mbajtur situatën nën kontroll”.
Luimir Abdixhiku – kryetar i LDK-së, deklaroi se, “Nuk kuptuam diçka të re se deklarimet publike që i ka patur kryeministri, nuk pamë plan konkret për zgjidjen e situatës së krijuar në Veri të vendit. Për LDK-në koordinimi me DASH, me intitucionet e sigurisë amerikane, me Aleatët në Uashingon dhe në Bruksel, është zgjidhja e vetme aktuale për situatën në të cilën është Kosova”.
Kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të takimit, deklaroi se, “Takimi me krerët opozitarë ishte shumë mi mirë dhe ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur e serioz.
Nuk behet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve dhe koordinimi me ambasadorët e QUIN-it- SHBA-ve dhe BE-së dhe nuk është e vërtetë se ka kurrfarë cënimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit.
Nuk është e vërtetë që nuk e dinë se çfarë rruge jemi duke e ndjekur, rruga jonë është rrugë e ligjshmërisë dhe e kushtetutshmërisë”, tha Albin Kurti.
Kjo tregon se PDK, LDK, AAK, e kanë humbur besimin te populli i Kosovës, të votuesit e Kosovës dhe të Qeveria e Albin Kurtit.
Albin Kurti i ka informuar krerët e opozitës aqë sa është e neviojshme, dhe nuk ka patur besim që t’i informojë në hollësi për planet e Qeverisë karshi situatës në Veri të Kosovës dhe karshi Serbisë, sepse dyshon se kjo opozitë për strategjinë e Qeverisë do t’i informonte menjëherë kapobandot e krimit në Veri të Kosovës me të cilët ka bashkëpunuar dhe po bashkëpunon.
Kjo si rezultat i faktit se opozita në Kosovë në vend që të vihet në krah të Qeverisë së Albin Kurtit karshi situates së tensionuar në Veri të Kosovës, ajo me pa të drejtë këkon që ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit.
Opoita e sotme në Kosovë tradhtinë e vet e zbulloi edhe me reagimin ndaj vedimit të Qeverisë së Albin Kurtit për aktivizimin e Fondit të Sigurisë, kur kjo opozitë i dërgoi deputetët e saj nëpër shtetet e Evropës për të propaganduar kundër këtij Fondi të Sigurisë, me arsyetimin se gjoja do të keqpëqrdoret nga Qeveria e Albin Kurtit.
PDK, LDK, AAK dhe Nisma, janë të vetëdijshme se situate në Veri të Kosovës është pasojë e keqqeverisjes dhe papërgjegjësisë së tyre 20 vjeçare.
Është pasojë e dialogut poshtërues Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga tradhtarët Edita Tahiri, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skender Hyseni dhe Avdullah Hoti, të cilët me naivitetin dhe paaftësinë e tyre nënshkruajtën në Bruksel marrëveshje të dëmshme për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, marrëveshje problematike me të cilat sot po përballen Albin Kurti dhe Qeveria e tij dhe integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.
Albin Kurti dhe Qeveria e tij, çdo hap lidhur me dialogun Kosovë-Serbi e bëjnë në bashkërendim me SHBA-të dhe me BE-në, si dhe në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.
E tërë kjho tregon se opozita e sotme në Kosovë nuk e ka dertin e Kosovës dhe të sigurisë, por e ka dertin si t’i shpëtojë pasuritë milionëshe të fituara me tradhti dhe hajni.