Opozita në Kosovë e kritikon qeverinë, për t’i mbuluar krimet dhe hajninë

min lexim

Askush nuk ka të drejtë morale dhe nuk mund ta etiketojë e ta përbaltën UÇK-në dhe luftën e saj të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën e dhanë jetën luftëtarët tanë trima.

Rama, Hashim Thaçi, Memli Krasniqi, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, nuk mund t’i afrohen as te gishti i vogël i këmbës Kryeministrit Albin Kurti, për nga intelektualiteti, dituria, zotësia, dinjiteti, guximi, pastërtia dhe përkushtimi për ta mbrojtur Kosovën në të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Ideali, besabesa dhe sakrifica në luftën e UÇK-së ishin vetëm liria dhe pavarësia e Kosovës dhe asgjë tjetër.

Por, për fat të keq argumentet flasin se imazhin e UÇK-së e njollosën Klani i “Rognerit” dhe Klani “Pronto”, sipas informatave argumentuese të keqpërdorimit të Fondit “3 %” dhe të Fondit “Vendindja Thërret”, fonde që i dërgonte mërgata e jonë atdhedashëse për luftën e UÇK-së, por që një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave ishte keqpqëdorur nga sjellja e papërgjegjshme e komandantëve.

Imazhin e UÇK-së e njollosën informatat argumentuese për vëllavrasjet gjatë luftës, duke filluar nga vrasja e general Ahmet Krasniqit dhe udhëheqësve tjerë të UÇK-së si edhe vëllavrasjet pas lirisë dhe pavarësisë në Kosovë, vrasje të kundërshtarëve politikë për pushtet.

Imazhin e UÇK-së e njollosën informatat argumenmtuese të vrasjes edhe të gazetarëve investifikues për fjalën e tyre të lirë dhe të vërtetë.

Imazhin e UÇK-së e njollosën ish komandantët e UÇK-së, të cilët pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës në 21 vitet e kaluara në cilësinë e udhëheqësve partiakë, qeveritarë, të presidencës apo kryeparlamentarë, u bënë milionerë të pasluftës në Kosovë nëpërmjet hajnisë dhe korrupsionit.

Për të gjitha këto anomali dhe padrejtësi në aspektin e keqpërdorimit të fondeve që i dërgonte mërgata shqiptare për luftën e UÇK-së, në aspektin e vëllavrasjeve të kundërshtarëve politikë për pushtet, të vrasjeve të gazetarëve, ekzistojnë fakte, dëshmi dhe argumente.

Fryerja e listave të veteranëve të UÇK-së që arrin shifrën 60 mijë, madje edhe duke dhënë ryshfet për tu future në këto lista, paraqet një korrupsion të madh plotësues për Kosovën, e para, sepse kjo e ka rënduar së tepërmi buxhetin e Kosovës, dhe e dyta, sepse këto veteranë të rrejshëm kanë penguar që veteranët e vërtetë, që mendohet se nuk janë më shumë se 15 mijë të marrrin paga me të larta e më dinjitoze.

Për fat të keq këta veteranë të rrejshëm partitë politike në Kosovë i kanë përdorur në zgjedhjet e derisotme edhe si militantë partiakë.

Vendimi i Qeverisë së Albin Kurtit që këto lista të fryera të pastrohen, shikuar nga shunë aspekte është tepër i drejtë dhe i dobishëm për veteranët e vërtetë.

Protestat e veteranëve të rrejhëm të cilët kërkojnë që edhe këta 60 mijë veteraë të përfshihen me rritjen e pagës minimale, janë të gabuara dhe të dëmshmne për Kosovën.

Po t’i kishte patur UÇK-ja 60 mijë ushtarë, Serbia kriminale nuk do të kishte mundur t’i kryejë tërë ato mijëra e mijëra krime, vrasje, masakra e dhunime në Kosovë

PDK-ja, AAK-ja dhe tërë partitë tjera opozitare që i mbështesin këto protesta të veteranëve të rrejshëm, të vetmin qëllim e kanë t’i shpëtojnë nga përgjegjësia shefat e tyre që i kanë bërë këto lista të fryera dhe t’i shfrytëzojnë këta veteranë të rrejshëm si militantë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Këto protesta të veteranëve të rrejshëm e kanë për qëllim edhe rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit, e cila po punon me përkushtim dhe seriozitet për verifikimin e pasurisë së jashtëligjshme të komandantëve milionerë të pasluftës, pasuri e cila edhe do tu konfiskohet po qe se ajo pasuri është arritur në mënyrë korruptive.

Hekuran Murati-ministri i Financave në Kosovë për një konstatim të tij se listat e fryera me veteranë të rrejshën e dëmtojnë tepër buxhetin e Kosovës, është vënë në shënjestër nga opozita e Kosovës, e cila këtë shkrim të tij para 6 viteve e lexon me dioptrinë e saj kritikuese, gjoja se UÇK-ja po ofendohet rëndë.

Partitë opozitare para se të merren me ministrin Hekuran Murati, është dashtë dhe duhet të merren me Klanin “Rogner” dhe me Klanin “Pronto”, me “Panin”, që e tradhtuan, e vodhën dhe e varfëruan Kosovën gjatë luftës dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

PDK-ja, po të ishte atdhetare, e ndershme dhe e pastër, është dashur dhe duhet ta kritikojë, të distancohet dhe ta paditën Hashim Thaçin për tradhtinë që ia bëri Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, për tradhtinë që ia bëri Kosovës me përgatitjen e planit për copëtimin e Kosovës në bashkëpunim me Vlora Çitakun, Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën dhe në bashkëveprim me pro serbët Jon Bolton, Marthew Palmer e Richard Grenel, duhet ta padisin Hashim Thaçin edhe për pasurimin e tij milionësh.

LDK-ja, po të ishte atdhetare, e ndershme dhe e pastër, është dashur dhe duhet ta kritikojë, të distancohet dhe ta paditën Isa Mustafën, i cili asnjëherë nuk e ngriti zërrin që të zbardhen vrasjet dhe atentatet ndaj aktivistëve të LDK-së, gjatë kuftës dhe pas çlirimit të Kosovës, ta padisin Isa Mustafën pse e nënshkruajti në Bruksel marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kosovë, marrëveshje që e cënon rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

AAK-ja, po të ishte atdhetare, e ndershme dhe e pastër, është dashur dhe duhet ta kritikojë, të distancohet dhe ta paditën Ramush Haradinajn, pse si ish kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi, 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, dhe si u bë milioner i pasluftës në Kosovë.

Nisma, po të ishte atdhetare, e ndershme dhe e pastër, është dashur dhe duhet ta kritikojë, të distancohet dhe ta paditën Fatmir Limajn për pasurimin e tij të jashtëligjshëm, si edhe pse 22 vite e mbajti në heshtje faktin, që ditë më parë deklaroi se në Kosovë ka patur vrasje të kundërshtarëve politikë.

AKR-ja, po të ishte atdhetare, e ndershme dhe e pastër, është dashuir dhe duhet ta kritikojë dhe të ddistancohet Behgjet Pacollin për bashkëpunimin korruptiv me Hashim Thaçin, për keqqeverisjen e tij si ministër i Jashtëm i Kosovës, dhe për vizitën që Behgjet Pacolli ia bëri Hashim Thaçit në Hagë dhe deklaratat dshakeqe të tij se Hashim Thaçi i nevojitet Kosovës.

Ish komandantët e UÇK-së, e shkelën lavdinë, për tradhtinë, krinin dhe hajninë

Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë që gjenden prapa grilave në Hagë, si edhe të akuzurit e tjerë që pritet të arrestohen, jo për shkak të UÇK-së, apo për shkak të Kosovës, por akuzohen për bëmat e tyre personale individuake vllavrasëse dhe torturuese të kundërshtarëve të tyre politikë.

Kjo e bën të pakuptimtë faktin e milionave euro që i ndan Kosova nga taksapaguesit e Kosovës, për të paguar avokatët e shumtë e të shtrenjtë për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë , për veprat e tyre individuale.

Kjo e bën të pakumtimtë mbështetjen e madhe që opozita në Kosovë ua jep këtyre të akuzuarve në Hagë, madje edhe duke i vizituar atje dhe duke i bërë idolë të UÇK-së dhe të Kosovës.

Një qasje e këtillë e opozitës në Kosovë, ua rëndon dhimbjen familjeve dhe të të afërmve të cilët u vranë pabesisht, dhe që janë në pritje të zbardhjes së vrasjeve të tyre.

Partitë opozitare në Kosovë po e mashtrojnë veten, mërgatën dhe tërë votuesit e Kosovës se, “së shpejti do të rikthehen në pushtet”, kur dihet se kjo opozitë në 21 vitet e kaluara gjersa ishte në pushtet ia shkaktoi dëmet më të mëdha Kosovës, ia humbi shpresat rinisë Kosovare dhe detyroi më shumë se gjysëm milioni kosovarë të largohen nga Kosova në botën e jashtme për ta siguruar bukën e gojës.

Lajmi se në vitin 2021 nga Kosova për në botën e jashtme janë larguar 42 mijë kosovarë, siç po trumbetin opozita në Kosovë, nuk ka ndosdhur për fajin e Qeverisë së Albin Kurtit, por ka ndodhur si pasojë direkte e keqqeverissjes së opozitës në 21 vitet e kaluara me hajni e korrupsion, që si ushunjëzë e urritur ia thithi pamëshieshëm gjakun Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit erdhi në pushtet para një viti dhe nga paraardhësit qeverisës trashigoi një Kosovë të alivanosur nga tradhrua, vëllavrasjet dhe zhvatja

Qeveria e Albin Kurtit po bën përpjekje maksimale për ta vënë në binarë të duhur ekonominë e Kosovës, nëpërmjet ndalimit të hajnisë e korrupsionit, nëpërmjet reformës në drejtësi, prokurori dhe gjyqësi, nëpërmjet të verifilimit te pasurisë së jashtëligjshme dhe të konfiskimit të saj që psuria e vjedhur t’i kthehet popullit,.

Qeveria e Albin Kurtit po bën përpjekje maksimale për thithjem edhe të investimeve të huaja.

Partitë opozitare në Kosovë, në vend që të distancohen nga e kaluara e zezë që e katandisi së tepërmi ekonomikisht Kosovën, dhe ia uli imazhin edhe në aspektin ndërkombëtar, këto parti opozitare janë vënë tërësisht në mbrojtje të krimit dhe të korrupsionit, me shpresë se do t’i mashtrojnë votuesit për tu rikthyer në pushtet, gjë që votuesit e Kosovës nuk do ta lejonë më kurrën e kurrës, me çka edhe tradhtisë edhe vëllavrasjeve edhe korrupsionit do tu vjen fundi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A jeni për njëri-tjetrin? Përgjigjen jua jep kjo listë

Story i radhës

Rasti “Perandoria”, Mijallkov dënohet me tre vite burg dhe 6.1 milion euro pagesë kesh

Të fundit nga