Opozita me “ndihmën” e Vuçiqit tenton ta rrëzojnë Albin Kurtin

November 8, 2022
1 minut lexim

Opozita assesi s’po arrin të këndellët, as situata në veri s’po ndikon t’i hiqet inati ndaj Qeverisë. Aq e thellë është mungesa e moralit politik sa nuk arrin të reflektojë, as kur është në pyetje ekzistenca e shtetit. As takimi në orët e hershme me kryeministrin Kurti nuk arriti ta bindte opozitën. Njëri nga kryetarët e saj pas lëshimit të takimit kërkonte nga Kurti “mos të mbajë ligjërata, por të tregojë pse i ka prishur marrëdhëniet me Amerikën”.

Ka qenë mirë ta pyet në takim Kurtin, me “profesorin Albin” që nuk kishte kujt t’i mbante ligjërata. Studentet e dobët dalin nga ligjërata, vështirë një student i dobët të jetë edhe politikan i suksesshëm gjë e përligjur nga ish-kryeministri Haradinaj.

Çudi si qenkan prishur raportet me Amerikën, me zyrtarët dhe ambasadorët amerikanë në takime pothuajse çdo ditë me presidenten dhe kryeministrin. Vet Amerika nuk e di se i ka prishur punët me Kosovën, “gjeniu” Haradinaj e ditka më mirë se vet ata.

Amerika është shtëpi dhe djep i demokracisë, vend i mundësive duke u nisur nga parimi i demokracisë” respektim për mendimin ndryshe”, kurrë Amerika s’ta kthen shpinën vetëm pse mendon ndryshe, përkundrazi i urren servilët hajna. Amerika, që sinonimizohet administrata e saj, nuk e vjedh vendin e vet, vazhdimisht bën thirrje të ndëshkohen hajnat dhe zhvatësit e vendit.

Maskat u kanë ra moti, PAN-i nuk u mundua kurrë të vinin ligj dhe rend në veri se mendjen e kishin te hajnia.

Tani që erdhi një Qeveri që mendon për popull dhe shtet i janë vërsul kundër Serbia me Vuçiqin dhe PAN-i në opozitë. Askush s’mund ta mposhtë një Qeveri që e ka popullin me vete, mbase për opozitën vlen thënia e famshme e “akademikut” se “populli nuk vendos kush qeverisë”, e provuan me 14 shkurt e ta provojnë prapë. Është turp me u rreshtua me Vuçiqin e me sulmu qeverinë e vendit tënd, janë po të njëjtit që e kanë vjedhur vendin e tyre për 20 vjet në emër të “luftës çlirimtare”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FC Prishtina do të përballet me Malishevën, Santos optimist

Story i radhës

“Reklamuesit të tërhiqen nga Twitter”, Elon Musk përballet me një valë të madhe kritikash pasi postoi ushtarin nazist nga betaja e Francës

Të fundit nga

ShkoLartë