Opozita e dëshpëruar i nënshtrohet Edi Ramës, kundër Albin Kurtit

April 8, 2022
min lexim

Në pamundësi të alternativës së shëndoshë politike, opozita në Kosovë s’ka ide origjinale për ta mposhtur Albin Kurtin. Shpëtimin e shohin te Edi Rama, për t’ua dhënë recetën e fitores.

Edi Rama i vetmi kryeminstër në Shqipëri që ka fituar tri palë zgjedhje nacionale radhazi, po e përdor këtë fakt për ta përdorur opozitën në Kosovë kundër Albin Kurtit. Edi Rama takon të gjithë liderët e opozitës, nuk takon homologoun e tij Albin Kurtin, me të cilët edhe duhet të kishte raprote më të afërta për shkak të pozitave që mbajnë, natyrisht edhe opozita ka rolin dhe ndikimin e vet. 

Mirëpo, mënyra se si Edi Rama përdor opozitën për të sulmuar Kurtin, për të motivuar ata kundër qeverisë, nuk është e hijshme dhe aspakt e duhur. Edi Rama takon dhe Ramush Haradinajn, të cilin e kishte paditur në gjyq, po bëhën bashkë të gjithë dështuesit kundër Kurtit. 

E vërtetë është se Edi Rama ka fituar tri mandate radhazi, në Kosovë nuk është si në Shqipëri situata për rrjedhojë as mentaliteti votues i qytetarëve, kështu që receta e shkruar nga Edi Rama nuk u bën punë as Lumirit, as Memlit dhe as Ramushit. Ky i fundit mëton ta merr rolin e opozitës në vend, pesha politike ia pamundëson një gjë të tillë mbështur në tetë deputetë, krejt minore përballë një qeverie që ka mbi 78 deputetë të koalicionit. 

Opozita ka nevojë për reforma të brendshme, për hapje, mbi të gjitha për kërkimfalje për gjithë dëmet që i kanë shkaktuar vendit për 20 vjet me radhë.

Përkundrazi, jo që nuk kërkojnë falje por mburren “me të arriturat”, të cilat nuk dinë as vet t’i numërojnë.

Pengesa e parë është kjo për një opozitë që synon të vjen në pushtet, të cilin e ëndërron për interesa të tyre. Mungesa e përballjes me realitetin është pengesa e parë për një opozitë që synon të vije në pushtet, gjë që mban në distancë njerëz që kanë dije dhe nergji për të dhënë kontributin e tyre. 

Në munhesë të një platforme të mirëfilltë, opozita kërkon lëshomë nga Edi Rama, për të cilin është shi në misër për të përdorur këtë si aty kudnër Albin Kurtit. Afërsinë e tij me opozitën, Rama do ta përdor për t’i “detyruar” të ndryshojnë qëndrim për “Open Ballkan” për ta sjellë Kurtin përballë edhe opozitës të cilën deri dje e kishte me vete kur ishte fjala për te idea serbo-ruse e njohur ndryshe sei “Open Ballkan”. 

Me recetën e Ramës opozita nuk vjen kurrë në pushtet, do të përdoret për interesat e Ramës, me opozitën që derisa të kuptojë se është përdorur nga Rama do të mbetet lakuriq. 

Të gjithë kundër Albinit, mbase Rama e bën opozitën me efektive, një opozitë fragjile, asnjëherë nuk bën me vete qytetarët që  e kanë votuar Albin për ndryshim, për ta futur shtetin në rrugën e drejtë nga e cila e kishin nxjerrë që në start ata që në emër të luftës kkshin marrë pushtetin për ta kthyer në pronë private.

Opozita të shikojë ide më origjinale, ndryshe do të jetë gjatë në opozitë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundon seanca gjyqësore, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Zekirit

Story i radhës

Sllovakia i dhuron Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, reagon SHBA

Të fundit nga

Vullneti-Gjestit: Foli pak Xhenetës

Banori i shout më të madh në vend, Vullneti i ka kërkuar diçka Gjestit. Me seriozitet të madh, Vullneti i thotë Gjestit që t’i flas Xhenetës lidhur me sjelljet e saj. Ajo
ShkoLartë