Opozita: Britma për pushtet e jo për shtet…!

November 7, 2022
1 minut lexim

“Zëvendësojeni Listën kriminale serbe me parti normale – Ajo është dorë e zgjatur e udbashit, Aleksandar Vuçiq”, thotë politikani opozitar nga Serbia, Nikola Sanduloviç.

Ajo çfarë thotë politikani serb, pas asaj deklarate, mendoj se pozitë dhe opozitë duhet të ulin volumin e retorikës politike dhe të shtojnë volumin e punës për popullin dhe shtetin. Jemi në kohë krizash globale. Opozitarët tanë asnjë fjalë për Listën Serbe, të cilën e pritnin te dera e Qeverisë hiq më pak se 8 orë, për ty kthyer nga takimi me Vuçiqin, dhe për ta formuar Qeverinë.

I luteshin Zotit që të vijnë shëndosh dhe mirë. Matrapazët tonë opozitarë në vend që të bashkërendisin veprimet dhe mendimet në këto kohëra të vështira, për vendin dhe popullin krekosen si të çmendur Albini, targat, asociacioni etj., me të vetmin qëllim rrëzimin e Qeverisë. Për mua kjo tingëllon që opozita po punon sikur të dojë ta sanksionojë Kosovën dhe popullin e sajë. Duhet me qenë të marrë dhe me menduar se me retorikë të tilla mund të fitojnë zgjedhje, do të fundosen edhe më thellë. Problemin këta matrapaz e kanë te vilat, tokat dhe pasurit e vjedhura nga shteti ynë fukara. Janë duke luftuar për pushtet e jo për shtet, këtë çdo shqiptarë tani më e ka kuptuar. Çka mendojnë opozitarët tonë (nëse kanë tru për të menduar) se populli i ha këto fore tani. Jo, jo mjaftë më me hajni, korrupsion, shantazhime, mashtrime, likuidime dhe falje territoresh…!

Populli nuk do ju falë mëkatet.

Vergiss Niemals…! Kurrë mos harro…!

“Mos u ngutni se në ferr ka vend për të gjithë”, (Dostojevski)!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Delet “ndryshojnë” look pas një problemi me ushqimin

Story i radhës

Shenjat e horoskopit që këtë muaj s’i kanë mirë punët e zemrës

Të fundit nga

ShkoLartë