Futbollisti Arbër Shala është operuar me sukses.
Drejtuesit e Dukagjinit besojnë e shpresojnë se do të rikthehet sa më shpejt në fushën e gjelbër.
“Operohet me sukses Arbër Shala!
Mbrojtësi i skuadrës sonë Arbër Shala, është operuar me sukses pas një lëndimi të pësuar gjatë ndeshjes kampionale ndaj Dritës. Shala është operuar ne meniskusin dhe ligamentin, nga Dr. Lavdim Berisha në Spitalin Royal Medical.
Klubi e falënderon Dr. Lavdimin për kujdesin e veçantë ndaj futbollistit tonë Arbër Shala, dhe njëkohësisht Arbërit i dëshirojmë shërim të shpejtë duke shpresuar se do të kthehet në fushë sa më shpejtë”, njofton FC Dukagjini.