Operacioni ndërkombëtar policor rrëzon 22,000 adresa IP dhe 1,000 serverë

November 8, 2024
1 minut lexim

Një koalicion ndërkombëtar agjencish policie kryen një operacion ndaj disa aktiviteteve të paligjshme online si mashtrime, phishing, vjedhje kredencialesh dhe të dhënash të tjera të ndjeshme si dhe shpërndarje të ransomware, tha Interpol.

Operacioni i cili u krye gjatë periudhë Prill – Gusht 2024 përfundoi me arrestimin e 41 personave dhe rrëzimin e 1,037 serverëve dhe infrastrukturave të tjera që operonin mbi 22,000 adresa IP.

Sinergjia II, siç edhe u quajt operacioni, ishte punë e disa agjencive ligjzbatuese në mbarë botën si dhe tre organizatave të sigurisë kibernetike.

Group-IB, Kaspersky dhe Team Cymru ishin tre organizatat të cilat përdorën të dhënat e tyre për të identifikuar serverët dhe vënë informacionin në dispozicion të agjencive ligjzbatuese.

Autoritetet konfiskuan 59 serverë dhe 43 pajisje elektronike përfshirë laptopë, telefona celularë dhe hardisqe. Përveç arrestimeve edhe 61 individë të tjerë janë nën hetim.

Agjencia tha se ardhja e inteligjencës artificiale gjeneruese po i bën phishers një këmbë duke i lejuar ata të krijojnë email-e më të sofistikuara që përkthehen në shumë gjuhë.

INTERPOL tha se kishte një rritje prej 40 për qind në vitin 2023 në shitjen e e të dhënave grumbulluar nga infostealer në rrjetin e zi. Zyrtarët vunë re gjithashtu një rritje mesatare prej 70 për qind të sulmeve të ransomware në nivel global.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rinovimi i Maignan gjithmonë e më afër

Story i radhës

SHA MEPSO: Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë